Mediat angleze kanë zbuluar se Manchester Unitedi asnjëherë nuk paraqiti një ofertë këtë verë për mbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.

Vera ishte e nxehtë për Djajtë e Kuq, të cilët ishin të interesuar në përforcimin e skuadrës së tyre për sezonin e ri.


Njëri nga emrat më të përfolur padyshim se ishte emri i mbrojtësin anglez, Maguire, por që as ky nuk u transferua në Old Trafford.

Megjithatë, mediumi anglez The Telegraph raporton se Unitedi nuk ka paraqitur asnjë ofertë për mbrojtësin Maguire gjatë verës.

Maguire Salah 1 Maguire gjatë një dueli me Salah (Getty Images)

Leicester tani janë në bisedime të avancuara me Maguire mbi një kontratë të re dhe të përmirësuar me ish-kampionin e Ligës Premier.

Maguire ende ka katër vjet të mbetura në marrëveshjen pesë vjeçare që ai nënshkroi në King Poëer Stadium kur u transferua nga Hull në qershor 2017.

Por, Dhelprat janë gati të shpërblejnë yllin e tyre të mbrojtjes me një pagë prej  75 mijë funtësh në javë. /Telegrafi/

telegrafi sport app