United i ofron mega-pagë Neymarit

Neymar Sr. ka thënë se djali i tij do ta lë Barcelonën nëse institucionet tatimore nuk do të arrijnë marrëveshje me qeverinë spanjolle në lidhje me uljen e tatimeve për lojtarët.
Sipas spanjolles “Don Balon”, Neymar Sr. tashmë është kontaktuar nga skuadra angleze e Manchester Unitedit, transmeton Telegrafi.
Djajtë e Kuq, përmes ndërmjetësve, Neymarit i kanë ofruar një kontratë prej 400 mijë euro në javë (1.6 milion euro në muaj).
Vlen të theksohet se klauzola për largimin e Neymarit është 190 milionë euro.
Kujtojmë se braziliani ka qenë i lidhur me Chelsean, Real Madridin dhe PSG-së, ndërsa babai i lojtarit, sipas Neymarit, gjatë verës ishte kontaktuar nga United. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/11/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































