LAJMI I FUNDIT:

UNDP ndau çmimin antikorrupsion për vitin 2018

UNDP ndau çmimin antikorrupsion për vitin 2018

Për më shumë se një dekadë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë lartëson punën e gazetarëve të guximshëm të cilët janë të përkushtuar për të zbuluar të vërtetën dhe për të sjellë në dritë raste që ndikojnë tek të gjithë. Pa punën e gazetarëve hulumtues që kërkojnë llogaridhënie dhe informojnë publikun për çështjet që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, nuk do të kishte luftë të suksesshme kundër korrupsionit.

“Këtë vit, shpërblimi për storjen më të mirë kundër korrupsionit, të botuar apo transmetuar në cilëndo medie në Kosovë, mbuloi periudhën nëntor 2017 – nëntor 2018.


32 gazetarë kanë aplikuar me 41 storje. Tregime që trajtonin qoftë ryshfetin e imët të zyrtarëve publikë qoftë skemat e mashtrimit shumë milionëshe. Tregime rreth nepotizmit, rreziqet shëndetësore në ushqim dhe medikamente, rreziqet e sigurisë gjatë fluturimeve. Tregime që tregojnë pa mëdyshje se si korrupsioni ndikon negativisht në jetën e secilit person.

Procesi i përzgjedhjes këtë vit ka përfshirë një strukturë të barabartë të ndarë në tresh. Shoqata e Gazetarëve në Kosovë formoi panelin profesional të gazetarëve që raportojnë për mediat ndërkombëtare. Paneli i dytë ndërkombëtar përbëhej nga zyrtarë nga Ambasada Zvicerane, Ambasada e Shteteve të Bashkuara, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, OKB dhe Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit”, thuhet në njoftimin për media.

Këtë vit përzgjedhja përfshiu edhe publikun për të promovuar punën e jashtëzakonshme në gazetarinë kundër korrupsionit dhe për të inkurajuar njerëzit që të lexojnë dhe të shikojnë këto tregime dhe të reflektojnë mbi to ndërsa shënojmë Ditën Ndërkombëtare Kundër-Korrupsionit. Storjet e katër kandidatëve që morën rezultatet më të larta u vendosën në Facebook dhe secili që kishte një FB llogari në mund të shihte dhe të votonte storjen e tyre të preferuar. Mbi 1,700 lexues dhe shikues e bënë këtë. Secila prej dy paneleve dhe votimi publik patën 33 përqind të pikave të përgjithshme për përzgjedhjen e fituesit.

Katër finalistët ishin:

Besnik Boletini dhe Besa Kalaja, Preportr me ” Dera e Punësimeve”

Saranda Ramaj, Koha Ditore me një seri raportesh titulluar “Abuzimi me blerjen e barnave në Ministrinë e Shëndetësisë”

Jeton Sopa, Indeksonline për ” Zyrtari i Komunës së Prishtinës “kapet mat” duke pranuar ryshfet” dhe

Jeta Xharra dhe Faik Ispahiu, Jeta në Kosovë me ” Aksham Pazar me Aeroport Ndërkombëtar”

Fituese e shpërblimit të sivjetëm është Saranda Ramaj.

Shpërblimi gazetaresk kundër korrupsionit 2018 u organizua përmes projektit të UNDP-së Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit në Kosovë (SAEK), mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (DANIDA). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori