LAJMI I FUNDIT:

“Unaza e Zjarrtë”, eklipsi diellor që ka mahnitur miliona njerëz në të gjithë botën

“Unaza e Zjarrtë”, eklipsi diellor që ka mahnitur miliona njerëz në të gjithë botën

Vëzhguesit e qiellit nga Arabia Saudite, Omani, India dhe Singapori patën mundësinë të shohin një eklips diellor të rrallë e të njohur si ‘Unaza e zjarrit’.

Eklipset diellore ndodhin kur Hëna nuk është mjaft afër Tokës për të errësuar plotësisht Diellin, duke lënë një unazë të hollë të diskut diellor, transmeton Telegrafi.


Ndërsa këto lloje eklipsesh ndodhin çdo vit ose dy, ato janë të dukshme vetëm nga një brez i ngushtë i Tokës çdo herë dhe mund të kalojnë disa dekada përpara se të përsëritet i njëjti model.

Në varësi të kushteve të motit, fenomeni astronomik i këtij viti ishte vendosur të jetë i dukshëm nga Lindja e Mesme në të gjithë Indinë Jugore dhe Azinë Juglindore përpara se të përfundonte në Paqësorin verior.

Qindra astronomë amatorë, fotografë dhe shumë njerëz të tjerë vendosën që të dalin jashtë dhe të shohin këtë fenomen të rrallë natyror.

Në Indinë e Jugut, njerëzit u mblodhën në plazhet në Tamil Nadu për të parë ngjarjen.

Por në Nju Delhi, retë dhe ndotja bllokuan pamjen.

Në Indonezi, qindra njerëz u mblodhën jashtë Jakarta Planetarium për të parë ngjarjen duke përdorur syze mbrojtëse.

Eklipsi tjetër vjetor në qershor 2020 do të jetë i dukshëm për një brez të ngushtë nga Afrika në Azinë Veriore.

Ndërsa “Unaza e Zjarrtë” që do të ndodh në qershor të vitit 2021 do të shihet vetëm në Arktik dhe pjesë të Kanadasë, Greenland dhe në Lindjen e largët ruse. /Telegrafi/