LAJMI I FUNDIT:

Ulutash takon shefen e Zyrës për Këshillin e Evropës, bisedojnë për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

Ulutash takon shefen e Zyrës për Këshillin e Evropës, bisedojnë për sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash ka takuar sot shefen e Zyrës për Këshillin e Evropës, Mary Ann Hennessey.

Në takim u diskutua mbi aktivitetet e KFOR-it, bashkëpunimin me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi.


KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Telegrafi/