Kanë mbetur më pak se dy javë deri kur do të përfundojë edhe ultimatum i Listës Serbe karshi Kosovës.
Kjo parti kishte deklaruar se do të pres kryeministrin Albin Kurti që të reflektoj deri më 1 qershor dhe pas kësaj date do të përgjigjen më të gjitha mjetet. Ky ultimatum i tyre erdhi pas betimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në krye të komunës së Mitrovicës Veriore. Këtë ultimatum nuk e ka komentuar Bashkimi Evropian.
Pjesëmarrja në zgjedhje nuk iu pëlqeu, andaj Lista Serbe i bojkotoi ato. Mirëpo kur ato u mbajtën e kryetarët shqiptarë fituan dhe morën pozitat si udhëheqës të rinj të komunave të veriut, partia serbe që udhëhiqet nga Goran Rakiq paralajmëroi ultimatum.
Një qershori për ta do të jetë data e fundit që do të qëndrojnë të heshtur në rast se gjerat në veri të vendit, nuk shkojnë në favor të tyre.
Kur kanë mbetur më pak se dy javë deri të kjo datë, heshtja po mbizotëron në Bruksel aty ku ndërmjetësohet dialogu Kosovë-Serbi.
Bashkimi Evropian si palë ndërmjetësuese nuk ka dhënë një përgjigje nëse para kësaj date do t’i ulin në tavolinën e diskutimit, Albin Kurtin e Aleksandar Vuçiqin.
Kërcënimet e Listës Serbe, po shihet si kartë e Beogradit që të përdoret për interesat e tyre në dialog.
“Përgjegjësia për çdo tension dhe destabilizim të situatës duhet të adresohet në Beograd dhe të Aleksandër Vuçiq, pasi Lista Serbe është instrumenti politik i Beogradit në Kosovë më qellim që të kalkuloj politikisht procese në favor të Serbisë. Kosova duhet të ruaj qetësin e saj dhe maturin”, ka deklaruar analisti Visar Xani.
Ultimatumi i Listës Serbe për njohësit e sigurisë më shumë është politike se sa që paraqet rrezik për Veriun.
“Gjendja faktike në teren e përcakton edhe gjendjen e sigurisë në atë pjesë, forcat e Policisë dhe KFOR-it janë në numër dhe nëse ka ndonjë person që do ta prish rendin e qetësin atëherë ata do të ballafaqohen më forca. Lista Serbe dhe grupet kriminale janë të organizuar nga Vuçiq”, ka thënë eksperti i sigurisë, Avni Islami.
Katër komunat veriore si asnjëherë më parë tashmë edhe zyrtarisht udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë.
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në garën në Turqi

Kurti nga Kroacia: Në veri po merremi me ekstremistë të dhunshëm që admirojnë Millosheviqin e Putinin

KFOR-i duke ofruar siguri, serbët në protesta e kryetarët në punën e tyre - një ditë në Zveçan dhe Zubin Potok

Valbonë Mehmeti shpallet "shkencëtare e vitit 2022"

KFOR për situatën në veri: Prapa protestuesve kishte grupe kriminale

Pamje që tregojnë dhunën e grupeve kriminale serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it

Telegrafi

CH-N

Kreditimi Rural i Kosoves

Kreditimi Rural i Kosoves

InterAlumin

Lëshohet lokali me qira – mundësi fantastike për një vend të ri biznesi në Prishtinë te Qafa! ID-201

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë