Në nder të bilbilit të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Zhani Ciko, Hysni Zela, Ulpiana Lama dhe këngëtarja Klodiana Vata.

Teksa të gjithë po ndanin kujtime dhe momente bisedash me të madhen Nexhmije Pagarusha, Ulpiana tregoi një detaj interesant, transmeton Top Channel

“Në atë kohë kur isha zëdhënëse e qeverisë, duhet të kem dhënë një deklaratë që ajo e mbante mend, se të qenit figurë publike të mbahet mend edhe e keqja edhe e mira… ndoshta ti e harron, por njerëzit nuk ta harrojnë”.

Kush ishte Nexhmije Pagarusha - artistja shqiptare e emëruar "Bilbili i muzikës shqipe" Kush ishte Nexhmije Pagarusha - artistja shqiptare e emëruar "Bilbili i muzikës shqipe"

“Në këtë rast qëlloi një takim fatlum dhe i mirë me Nexhmijen. Unë paskam thënë për një pension që ajo do ta kishte të përhershëm, ajo e kujtonte, unë jo…gjë që është realizuar më pas me mënyra të tjera”, ka thënë ajo.

Më tej, Lama shtoi se do të ishte shumë mirë që të gjitha materialet muzikore të saj të ishin të dokumentuara diku.