LAJMI I FUNDIT:

Ulje e furnizimit me ujë në Kosovë

Ulje e furnizimit me ujë në Kosovë
Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas ASK-së, kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.


“Krahasuar TM2 2020 me TM1 2020 ka pasur rritje në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 36.42% dhe atë të industrisë përpunuese (C) me 13.48%. Kurse, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me (-30.84%) dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicioner (E) me (-14.89%)”.

“Ndërkaq, krahasuar TM2 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2019), ka pasur rritje në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 7.43% dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 4.27%. Kurse, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit të mbeturinave (E) me (-36.38%) dhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) me (-16.89%)”, njofton ASK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori