LAJMI I FUNDIT:

Ulet me sukses në Mars sonda robotike e NASA-s (Foto/Video)

Ulet me sukses në Mars sonda robotike e NASA-s (Foto/Video)

Pas aterrimit të Rover Curiosity në vitin 2012, NASA ka vendosur ta zbret edhe një robot tjetër në sipërfaqen e Marsit.

Fjala është për Insight i cili do të duhej të aterronte në zonën Elysium Planitia të Planetit të Kuq, rreth orës 21 sipas kohë tonë, transmeton Telegrafi.


Fluturakja Insight e cila është prodhuar 10 vite më parë dhe ka kushtuar afro një miliard dollarë, tashmë është futur në atmosferën e Marsit me shpejtësi prej 19,3 kilometra në orë.

Fluturakja do të duhej t’i rezistonte temperaturave të larta gjatë udhëtimit, ndërsa Insight raportohet se peshon 680 kilogramë që ka për mision të hulumtoj nëpër Mars.

Se si është dukur aterrimi i kësaj fluturake në mars mund ta ndiqni edhe në videot e publikuara më poshtë që po transmetohen live. /Telegrafi/