LAJMI I FUNDIT:

Ulen shpenzimet të cilat qytetarët i paguajnë për kredi të shpejta në Maqedoni

Ulen shpenzimet të cilat qytetarët i paguajnë për kredi të shpejta në Maqedoni
Euro notes in denominations of fives and tens are arranged for a photograph in London, U.K., on Wednesday, Jan. 18, 2012. The euro strengthened and commodities rallied as an official at a Group of 20 nation said the International Monetary Fund is proposing a $1 trillion expansion of its lending resources. U.S. index futures rose before Goldman Sachs Group Inc. reports earnings. Photographer: Simon Dawson/Bloomberg via Getty Images

Ulen shpenzimet e larta për kreditë e shpejta të cilat i japin shoqëritë financiare, por edhe një bankë. Me ndryshimet ligjore që i përpiloi Ministria e Financave, shpenzimet e përgjithshme vjetore për kredi konsumatore kufizohen në 55 për qind nga kredia, të cilat deri tani arrinin madje deri 500 për qind nga shuma e kredisë. Me ndryshimet përfshihen kredi të vogla nën 200 euro që paraprakisht, nuk janë përfshirë me ligj.

Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore, të cilat prej sot do të ekspozohen edhe në Regjistrin e Vetëm Elektronik Kombëtar – ENER, u prezantuan në takimin mes zëvendësministres së Financave Shiret Elezi dhe kryetares së Organizatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve Marijana Lonçar.


“Që t’i mbrojmë qytetarët, ndërsa njëherësh ta ulim edhe rrezikun nga përkeqësimi shtesë i gjendjes së personave të cilët kanë probleme me pagesën e kredive, i bëmë këto ndryshime ligjore. Gjithashtu ato ulin edhe shpenzimet e përgjithshme për kreditë. Me ndryshimin e ligjit, tani shpenzimet e përgjithshme të kredisë janë limituar në 55 për qind, apo pesëfish në normën e interesit ndëshkues prej 11 për qind”, deklaroi Elezi duke shtuar se për shembull për kredi të marrë prej 12.000 denarësh në dy-tre muaj”, qytetarët duhet t’i kthejnë 36.000 denarë.

Kryetarja e Organizatës së Konsumatorëve të Maqedonisë (OKM) e përshëndeti nismën e Ministrisë së Financave për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore.

Në vend janë regjistruar 20 shoqëri financiare të cilat u ofrojnë kredi të tilla qytetarëve./Telegrafi/