LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit prezantuan armën e rrallë: Ky është droni ynë detar antiplumb

Ukrainasit prezantuan armën e rrallë: Ky është droni ynë detar antiplumb

Ukrainasit njoftuan se kanë filluar të përdorin një anije të re sipërfaqësore pa pilot që ata pretendojnë se është “objekti më i shpejtë në Detin e Zi”. Anija quhet Kozak Mamaj – emri i një heroit – supozohet se do t’i ndihmojë ukrainasit që të dëmtojnë ose shkatërrojnë sa më shumë anije luftarake ruse.

Anija u shfaq publikisht nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës në televizionin ukrainas. Në raport thuhet se anija do të marrë pjesë aktive në operacionet kundër anijeve ruse në Detin e Zi.


Shtetet e Bashkuara dorëzojnë ndihmën e fundit ushtarake për Ukrainën, për tani
Lexo po ashtu Shtetet e Bashkuara dorëzojnë ndihmën e fundit ushtarake për Ukrainën, për tani

Ai mund të arrijë një shpejtësi mbi 100 kilometra në orë, sipas United24, platformë e krijuar nga qeveria ukrainase për të lejuar njerëzit të dhurojnë para për ta ndihmuar ushtrinë e Ukrainës.

United24 e përshkroi Kozak Mamaj si një armë të prodhimit ukrainas për “shkatërrimin e anijeve të armikut në Detin e Zi, siç askush nuk e ka parë ndonjëherë më parë”. Ata shtojnë se shpejtësia e tij e bën atë “objektin më të shpejtë në Detin e Zi”. Anija gjashtë metra e gjatë ka gjithashtu një kamerë vëzhgimi dhe një platformë satelitore në krye dhe është antiplumb “duke e bërë të vështirë shkatërrimin”, shkruan businessinsider.

Nuk është e qartë se sa anije të tilla pa pilot ka Ukraina dhe nëse ato janë përdorur në sulme deri më tani. Ukrainasit shpesh synojnë anijet dhe pajisjet ruse në Detin e Zi si pjesë e luftës së tyre kundër pushtimit rus. Pas një sërë sulmesh, Rusia zhvendosi shumë nga anijet e saj nga porti kryesor i Detit të Zi në ujëra më të sigurta.

Pavarësisht kësaj, sulmet ukrainase ndaj anijeve ruse vazhduan. Dje, Grant Shapps, Ministri britanik i Mbrojtjes deklaroi se “në 4 muajt e fundit, 20 për qind e flotës ruse të Detit të Zi është shkatërruar”.

Ukraina synon të prodhojë një milion drona gjatë vitit 2024
Lexo po ashtu Ukraina synon të prodhojë një milion drona gjatë vitit 2024

Rusia konfirmoi këtë javë se një sulm ukrainas kishte dëmtuar një nga anijet e saj në një port të Detit të Zi, duke thënë se anija e madhe sulmuese amfibe Novocherkassk ishte goditur nga raketat e drejtuara ukrainase.

Ndryshe, Kozak Mamaj është pjesë e një arsenali në rritje të armëve dhe pajisjeve që po prodhohen në Ukrainë, pasi vendi përpiqet të reduktojë varësinë e tij nga armët e dhuruara nga vendet aleate. Kjo përpjekje përfshin rritjen e prodhimit të raketave, dronëve dhe municioneve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës

Botë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Blinken në Ukrainë për të dhënë një 'mesazh sigurie' ndërsa armët amerikane arrijnë në vijën e frontit

Botë
A mund ta ndryshojë ministri i ri rus i Mbrojtjes rrjedhën e luftës në Ukrainë?

A mund ta ndryshojë ministri i ri rus i Mbrojtjes rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Ky është plani ambicioz i Koresë së Jugut “për të shpëtuar popullsinë e saj”

Ky është plani ambicioz i Koresë së Jugut “për të shpëtuar popullsinë e saj”

Azia
Kalo në kategori