LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit publikojnë pamjet – momenti kur forcat speciale shkatërruan sistemin rus “për të cilin mburret Putin”

Ukrainasit publikojnë pamjet – momenti kur forcat speciale shkatërruan sistemin rus “për të cilin mburret Putin”

Në zonën operative të Donetskut, Forcat Speciale të Ukrainës shkatërruan një sistem radari rus Zoopark-1.

Lajmin e ka bërë të ditur komanda SOF në mediat sociale, duke postuar videon e goditjes së suksesshme.


“Në drejtimin e Donetsk, SOF gjuajti një objektiv – një sistem radari kundër Zoopark-1 (ai për të cilin rusët pëlqejnë të mburren)”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.

Siç raportoi Ukrinform më herët, njësitë e Forcave të Operacioneve Speciale të Ukrainës që operojnë në drejtimin Avdiivka së fundmi shkatërruan katër transportues të blinduar ruse të personelit dhe dy tanke kryesore luftarake.

Ndërkohë, Ukraina do të vazhdojë presionin ushtarak në gadishullin e Krimesë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.

“Ne nuk kemi fituar ende kontrollin e plotë mbi Krimenë dhe ujërat përreth, por do ta bëjmë… kjo është një çështje kohe”, tha ai gjatë një fjalimi përmes lidhjes video në një konferencë sigurie në Pragë.

Kievi ka shtuar sulmet ndaj forcave ruse në Detin e Zi dhe në Krime, e cila u aneksua nga Moska në vitin 2014, ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë me një kundërofensivë gati pesë-mujore.

Ai tha gjithashtu se “iluzioni” i dominimit të Krimesë dhe Detit të Zi nga Rusia ishte shkatërruar.

“Flota ruse [e Detit të Zi] nuk është më në gjendje të operojë në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe gradualisht po largohet nga Krimea… kjo është një arritje historike”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori