LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit nga Zvicra kundërshtojnë pjesëmarrjen e Vuçiqit në Davos: Pse e keni ftuar njeriun që nuk po e dënon pushtimin rus

Ukrainasit nga Zvicra kundërshtojnë pjesëmarrjen e Vuçiqit në Davos: Pse e keni ftuar njeriun që nuk po e dënon pushtimin rus

Diaspora ukrainase në Zvicër po kundërshton pjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Ata po i kërkojnë organizatorit shpjegime rreth pjesëmarrjes së liderit serb në Forum dhe ta pengojnë atë të përdorë forumin për të ndjekur agjendën e tij.


Për Asociacionin e Ukrainasve është e paqartë se pse presidenti i Serbisë u ftua për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror dhe cili mund të jetë kontributi i tij në panelin “Zgjerimi i Horizonteve Evropiane”, në të cilin pritet të flasë nesër (e enjte).

“Ne vëmë në dyshim legjitimitetin e paraqitjes së presidentit Vuçiq në Davos në dritën e përgjigjes së tij ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, që është padyshim kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane në shekullin e XXI. Është e vështirë për ne të kuptojmë se si presidenti Vuçiq mund të kontribuojë në një diskutim të tillë, veçanërisht kur duket se veprimet e tij të fundit po e cenojnë sigurinë evropiane, jo po e forcojnë atë”, njoftoi Asociacioni, duke iu referuar pjesëmarrjes së paralajmëruar të presidentit të Serbisë në një panel diskutimi që duhet t’i përgjigjet pyetjes, “Si mundet komuniteti i ri politik evropian të ndihmojë Bashkimin Evropian dhe fqinjët e tij në forcimin e sigurisë në kontinent për shkak të ndryshimeve më të gjera gjeopolitike?”.

Asociacioni rikujton se Serbia vazhdimisht refuzon të përafrojë politikën e jashtme me atë të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe shton se, përveç Bjellorusisë, është i vetmi vend në Evropë që ende nuk e ka bërë këtë.

Ajo të kujton gjithashtu marrëveshjen që Serbia dhe Rusia e kanë nënshkruar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të vitit të kaluar, e cila parashikonte konsultime për çështjet e politikës së jashtme.

"Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet të premten" - Vuçiq tregon kushtin që duhet plotësuar Kurti
Lexo po ashtu "Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihet të premten" - Vuçiq tregon kushtin që duhet plotësuar Kurti

Në letrën e hapur thuhet gjithashtu se deputeti i partisë në pushtet, Vladimir Gjukanoviq, ka deklaruar se Serbia do të detyrohet të fillojë denazifikimin e Ballkanit, që për ukrainasit është jehonë e justifikimit të Putinit për luftën në Ukrainë.

Ndryshe, në forumin më të madh botëror ekonomik po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kalo në kategori