LAJMI I FUNDIT:

Ukraina thotë se ka rrëzuar dy aeroplanë rusë – në një goditje të rëndësishme ndaj Moskës

Ukraina thotë se ka rrëzuar dy aeroplanë rusë – në një goditje të rëndësishme ndaj Moskës

Forcat ajrore ukrainase thonë se kanë rrëzuar një aeroplan rus të paralajmërimit dhe kontrollit të hershëm Beriev A-50 dhe një aeroplan të qendrës komanduese Il-22 në një goditje të rëndësishme për forcat e Kremlinit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplanët janë mjete kyçe për të ndihmuar orkestrimin e lëvizjeve ruse në fushën e betejës në Ukrainë.


Shkatërrimi i tyre do të ishte një arritje historike për Ukrainën në luftën pothuajse dyvjeçare, pasi luftimet përgjatë vijës së frontit janë zhytur kryesisht në luftë llogoresh dhe artilerie.

Gjenerali Valeriy Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, nuk tha se si u rrëzua aeroplani, por Ukraina ka marrë sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore nga aleatët e saj perëndimorë.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm zyrtar nga Moska.

Ukraina është “e etur” për t’u bërë përshtypje mbështetësve të saj perëndimorë me aftësinë e saj në vendosjen e armëve të avancuara që ka marrë.

Kështu, zyrtarët ukrainas po përpiqen të mbajnë vëmendjen botërore mbi luftën mes shqetësimeve se konflikti po “rrëshqet nga lista e prioriteteve globale”.

Ndërkohë Kombet e Bashkuara apeluan të hënën për 4.2 miliardë dollarë për të ndihmuar njerëzit në Ukrainë dhe të zhvendosur jashtë vendit këtë vit.

Martin Griffiths, shefi humanitar i OKB-së, pranoi se “konkurrenca për financim po bëhet më e madhe” për shkak të krizave diku tjetër, duke përfshirë luftën Izrael-Hamas në Gaza.

Ndërkohë, Rusia po kërkon të thellojë lidhjet e saj me Korenë e Veriut, ministri i jashtëm i së cilës filloi një vizitë tre-ditore në Moskë të hënën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori