Rusia po paguan çmim të lartë për çdo kilometër përparimi në front.

Ukraina ka deklaruar se forcat ruse po pësojnë humbje gjithnjë e më të mëdha njerëzore për çdo kilometër të përparimit në vijat e frontit.


Sipas ministrit të Mbrojtjes, Fedorov, Rusia humbiste mesatarisht rreth 67 ushtarë për çdo kilometër katror përparimi në muajin tetor.

Megjithatë, deri në muajin mars, kjo shifër është rritur ndjeshëm në rreth 254 ushtarë për kilometër katror.

“Situata konfirmon se Ukraina e ka ngadalësuar ndjeshëm përparimin e armikut dhe gradualisht po e rimerr iniciativën”, tha Fedorov.

Sipas të dhënave të publikuara nga Kievi, vetëm gjatë muajit prill Rusia ka pësuar mbi 35 mijë humbje në njerëz, të vrarë dhe të plagosur. Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur. /Telegrafi/