Ukraina do të jetë në gjendje të eksportojë energji elektrike për herë të parë në gjashtë muaj, pasi infrastruktura e saj e energjisë po rimëkëmbet pasi për muaj të tërë u përball me sulme ruse.
Rusia nisi sulmet e saj kundër infrastrukturës energjetike ukrainas tetorin e vitit të kaluar. Sulmet çuan në ndërprerje të mëdha të rrymës, duke lënë qytete e fshatra pa rrymë gjatë dimrit.
Për shkak të sulmeve, Ukraina u detyrua të ndalte eksportet e energjisë elektrike, por tani do të jetë në gjendje që sërish të shesë energji.
Ministri i Energjisë, Herman Halushchenko nënshkroi një urdhër ekzekutiv që autorizon eksportet edhe pse konsumatorët lokalë do të vazhdojnë të jenë prioritet. Ai tha e sistemi ka prodhuar përtej kërkesave për pothuajse dy muaj dhe se ukrainasit tani nuk po përballen me kufizime të energjisë.
“Dimri më i vështirë ka kaluar. Hapi i radhës është nisja e eksportimit të elektricitetit, që do të na lejojë të tërheqim burime të reja financiare që janë të nevojshme për rindërtimin e infrastrukturës së dëmtuar”, tha Halushchenko.
Muajin e kaluar në Ukrainë u raportua se furnizimet me energji u bënë më të qëndrueshme. Por, pavarësisht përmirësimit të gjendjes, operatori kombëtar i rrjetit elektrik, Ukrenergo, ka paralajmëruar ukrainasit se shteti nuk duhet të presë që Rusia të ndalë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur