LAJMI I FUNDIT:

Ukraina njofton për humbjet që ia ka shkaktuar ushtrisë ruse

Ukraina njofton për humbjet që ia ka shkaktuar ushtrisë ruse

Ukraina ka publikuar të dhënat më të fundit sa i përket humbjeve, që ia ka shkaktuar armikut si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Kievi pretendon se 20.300 ushtarë rusë janë vrarë nga fillimi i pushtimit, ndërsa 2.002 mjete të blinduara ruse janë shkatërruar.


Edhe mjete tjera ushtarake janë shkatërruar siç janë 146 helikopterë dhe 773 tanke, transmeton Telegrafi.

Ushtarët ukrainas as që duan të dëgjojnë për ultimatumin rus që të dorëzohen – thonë se do të vazhdojnë të luftojnë
Lexo po ashtu Ushtarët ukrainas as që duan të dëgjojnë për ultimatumin rus që të dorëzohen – thonë se do të vazhdojnë të luftojnë

Ndërkaq muajin e kaluar Rusia pretendonte se vetëm 1.351 ushtarë i janë vrarë në luftën në Ukrainë.

Megjithatë, NATO ka vlerësuar se deri më 24 mars, janë vrarë 15 ushtarë rusë në Ukrainë. /Telegrafi/