LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ka “tri detyra kyçe” për vitin 2024 – thotë kryeministri Denys Shmyhal

Ukraina ka “tri detyra kyçe” për vitin 2024 – thotë kryeministri Denys Shmyhal

Këtë vit, Ukraina ka tri detyra kyçe për të përmbushur dhe po i kërkon Polonisë ndihmë për këtë qëllim.

Këto janë bërë të ditura nga kryeministri Denys Shmyhal, i cili foli në një konferencë të përbashkët në Kiev me kreun e qeverisë polake, Donald Tusk, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.


“Këtë vit, Ukraina ka tri detyra kryesore dhe po i kërkon ndihmë Polonisë”, citohet të ketë thënë Shmyhal.

Sipas kryeministrit, detyra e parë është të sigurohet që Këshilli Evropian të miratojë programin shumëvjeçar të financimit për Ukrainën.

Kremlini thotë se nuk e di se si Trump mund të ndalojë luftën në Ukrainë
Lexo po ashtu Kremlini thotë se nuk e di se si Trump mund të ndalojë luftën në Ukrainë

Kreu i qeverisë ukrainase tha se detyra e dytë ishte futja në procesin e negociatave për pranimin e Ukrainës në BE duke përmendur edhe samitin e NATO-s në Uashington në lidhje me lëvizjen e Ukrainës drejt anëtarësimit në Aleancë.

Në këtë drejtim, kryeministri i Ukrainës theksoi se qeveria shpreson në mbështetjen e Polonisë në përmbushjen e të gjitha detyrave të përmendura.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen në të gjitha këto çështje dhe fusha”, përfundoi Shmyhal. /Telegrafi/