Pamjet të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur Ukraina godet me dron kamikaz një makinë të blinduar ruse.

Siç shihet në video, droni kamikaz i tipit FPV goditi automjetin e blinduar rus së bashku me ushtarët që po e drejtonin atë.


Në këtë makinë që ndodhej në një fushë të hapur ishin së paku tre ushtarë rusë brenda.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, por luftime të ashpra ka pasur vazhdimisht në qytetin Bakhmut të Ukrainës. /Telegrafi/