LAJMI I FUNDIT:

Ukraina dhe separatistët pro-rusë përfundojnë shkëmbimin e të burgosurve

Ukraina dhe separatistët pro-rusë përfundojnë shkëmbimin e të burgosurve

Ukraina dhe separatistët pro-rusë përfundojnë shkëmbimin e diskutueshëm të 200 të burgosurve.

Forcat qeveritare të Ukrainës dhe separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës kanë përfunduar një shkëmbim të plotë të të burgosurve, duke shkëmbyer të gjithë të paraburgosurit e mbetur të konfliktit pesë-vjeçar, ka thënë presidenca ukrainase, transmeton Telegrafi.


“Lirimi i ndërsjellë i të arrestuarve ka përfunduar”, tha zyra presidenciale në Kyiv të dielën në një deklaratë në Facebook.

Aty thuhej që 76 ish të burgosur pro-qeveritarë ishin kthyer në shtëpi, ndërsa zyrtarë separatist thanë se republikat e vetë-shpallura, Republika Popullore Donetsk dhe Lugansk morën gjithsej 124 njerëz.

Shkëmbimi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri ukrainas Volodymyr Zelenskyy zhvilluan bisedimet e tyre të para ballë për ballë në Paris më 9 dhjetor dhe ranë dakord për disa masa për të deskalizuar luftën e vetme aktive të Evropës.

Samiti, i ndërmjetësuar nga drejtuesit e Francës dhe Gjermanisë, ishte i pari i këtij lloji në tre vjet. Duke raportuar nga Moska, Aleksandra Godfroid i Al Jazeera tha se Zelenskyy u përball me kritika në Ukrainë “që nga fillimi” kur ai tregoi hapur gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime Putinin e Rusisë.

Shkëmbimi vjen tre muaj pasi Ukraina kreu një shkëmbim të shumëpritur me Rusinë me 35 të burgosur secili. Si pjesë e këtij shkëmbimi, Rusia liroi kineastin Oleg Sentsov dhe 24 marinarë ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Kalo në kategori