LAJMI I FUNDIT:

Ukraina deri më tani ka blerë 50 dronë turk Bayraktar TB2

Ukraina deri më tani ka blerë 50 dronë turk Bayraktar TB2

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksy Reznikov zbuloi të martën se Ukraina ka marrë 50 dronë të armatosur nga kompania turke e armëve Baykar që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt.

Reznikov falënderoi ukrainasit dhe Baykar për dhurimin e tre dronëve të armatosur Bayraktar TB2 pas një fushate për mbledhjen e fondeve në mediat sociale që mblodhi 20 milionë dollarë për të blerë tre aeroplanë.


Baykar të hënën tha se refuzoi të merrte paratë dhe në vend të kësaj do të dhuronte dronët për të treguar solidaritet me popullin ukrainas.

“Falë bashkëpunimit të fuqishëm të presidentëve të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe Recep Tayyip Erdogan të Turqisë, ushtria jonë mori Bayraktarin e parë në fushën e betejës në vitin 2021”, tha Renizkov duke shtuar se “ata e kanë treguar veten me shumë sukses në betejë”.

Reznikov tha se Ukraina dhe Turqia po vazhdojnë punën për të ndërtuar një fabrikë të përbashkët Baykar në Ukrainë për të ndërtuar dronë, një marrëveshje që u nënshkrua para luftës.

Ukraina dhe Turqia kanë bashkëpunim të ngushtë në industrinë e mbrojtjes, një marrëdhënie që ka lulëzuar vitet e fundit.

Droni Bayraktar TB2 bëhet me një mini raketë të re
Lexo po ashtu Droni Bayraktar TB2 bëhet me një mini raketë të re

Kompanitë ukrainase prodhojnë gjithashtu motorët e Baykar-it dhe Turqia dihej se i kishte shitur Kievit më shumë se 20 Bayraktar gjatë dy viteve të fundit. Informacioni i Reznikov e rriti ndjeshëm atë numër.

Fluturimet e shpeshta midis Turqisë dhe Polonisë gjatë dy muajve të fundit tregojnë se Turqia ka vazhduar të dërgojë TB2 dhe municionet e saj MAM-L në Kiev. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori