LAJMI I FUNDIT:

Uk Lushi i kundërpërgjigjet Florin Krasniqit për Kurtin: Të sulmosh përfaqësuesit e shqiptarëve si anti-amerikanë është jo vetëm e pasaktë, por edhe anti-shqiptare

Uk Lushi i kundërpërgjigjet Florin Krasniqit për Kurtin: Të sulmosh përfaqësuesit e shqiptarëve si anti-amerikanë është jo vetëm e pasaktë, por edhe anti-shqiptare

Veprimtari shqiptar në SHBA dhe ish-ushtari i UÇK-së Uk Lushi i është kundërpërgjigjur ish-deputetit të LVV-së, Florin Krasniqi, në raport me marrëdhëniet e kryeministrit Albin Kurti me Uashingtonin.

Lushi përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk është në interesin e shqiptarëve të cilësohet Kurti si anti-amerikan.


“Të sulmosh përfaqësuesit e shqiptarëve si anti-amerikanë është jo vetëm e pasaktë, por është edhe anti-shqiptare. Populli shqiptar si tërësi është pro-amerikan dhe e kupton që vlerat dhe interesat amerikane dhe shqiptare janë konvergjente gati në çdo aspekt”.

Ish-pjesëtari i Bataljonit Atlantiku ka thënë se Kurti nuk është anti-amerikan, pasi sipas tij shqiptarët nuk kanë vota për anti-amerikanët.

“E njëjta vlen edhe për KM Albin Kurti. I pari i qeverisë së Kosovës nuk është anti-amerikan. Elektorati shqiptar askund në Ballkan nuk i jep vota dikujt që aktualisht nuk është pro-amerikan. Kurti ka metodat e tij të të bërit politikë”.

Ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi: Kurti ka acaruar raportet me SHBA-në, të ndryshojë relacionin, ose të shkojë në shtëpi
Lexo po ashtu Ish-deputeti i LVV-së, Florin Krasniqi: Kurti ka acaruar raportet me SHBA-në, të ndryshojë relacionin, ose të shkojë në shtëpi

Sipas Lushit Kurti mund të kritikohet për qeverisje, por jo edhe për  duke përdorur (anti) amerikanizmin.

“Amerika dhe shqiptarët janë aleatë natyrorë dhe bërthama e kësaj lidhjeje nuk është cenuar asnjëherë. KM Kurti mund të kritikohet për qeverisje, për gabime, mirëpo sulmet kundër tij duke përdorur (anti) amerikanizmin, janë sulme kundër interesit shqiptar”, ka shkruar tutje Lushi.

Ndryshe, në Debat Plus, ish-deputeti i LVV-së Florin Krasniqi ka akuzuar Kurtin për prishje të raporteve shtetërore me Amerikën.

Sipas Krasniqit, i cili poashtu jeton dhe vepron në SHBA, Kurti nuk është i mirëpritur në Amerikë nga strukturat e larta të Departamentit të Shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Lajme
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori