LAJMI I FUNDIT:

Ujmani nuk duhet të jetë në tavolinën e negociatave në Bruksel, është i Kosovës  (Video)

Ujmani nuk duhet të jetë në tavolinën e negociatave në Bruksel, është i Kosovës  (Video)

Arbëror Prekazi, ish drejtor i Njësisë Afariste Uji dhe Centrali Elektrik në Ibër Lepenc, tashmë pensionist, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se liqeni i Ujmanit është një aset me rëndësi pasi është i Kosovës dhe nuk duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

Prekazi ka thënë se liqeni i Ujmanit dhe të gjitha ndërtimet që janë bërë në Zubin Potok janë  pronë e Ibër Lepencit dhe për këtë, sipas tij, ekzistojnë dokumente.


“Më e mira është që fare mos të diskutohet. Ky është një aset me rëndësi, është aset i Kosovës. Dhe atje ku është ndërtuar penda, e të gjitha këto janë pronë e Ibër Lepencit, pronë e Kosovës, pronë e qeverisë, sepse Ibër Lepenci është ndërmarrje publike. Është pronë e qeverisë dhe për atë ekzistojnë dokumente që ajo pronë është e shpronësuar, pronë e sistemit të Ibër Lepencit. Më e mira kish me qenë që fare mos të takohet në tryezën e bisedimeve”, tha Prekazi për Telegrafin.

Ish drejtori i Njësisë Afariste Uji dhe Centrali Elektrik në Ibër Lepenc, Prekazi tha se me Serbinë mund të diskutohet për lumenjtë apo ujërat ndërkufitar, atëherë kur Serbia ta njeh Kosovën si shtet.

“Kjo nuk ka rëndësi për Serbinë. Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në mes viteve ‘70-80-ta, dhe është ndërtuar në Kosovë”, theksoi ai.

Prekazi po ashtu tha se rëndësia e liqenit të Ujmanit është shumë e madhe, pasi furnizon me ujë pjesën qendrore të Kosovës, nëpërmjet kanalit Pridvoricë-Obiliq.

Ai tregoi se Ujmani është akumuluesi më i madh në Kosovë, ku sipas tij, kapaciteti maksimal është 375 milionë metra kub ujë, ndërsa kapaciteti i shfrytëzueshëm është diku rreth 350 milionë metra kub ujë.

Prekazi tha se sipërfaqja e gjithmbarshme e liqenit të Ujmanit është 11.9 km katrorë, ku  9.2 km katrorë i takojnë Kosovës dhe 2.7 km katrorë Serbisë.

“Rëndësia është shumë e madhe për Kosovën duke pas parasysh që uji nga akumulimi Ujman, nëpërmjet kanalit Pridvoricë- Obiliq,  furnizon pjesën qendrore të Kosovës me ujë të papërpunuar. Ujmani është akumulimi më i madh në Kosovë. Kapaciteti maksimal është 375 milionë metra kub ujë, ndërsa kapaciteti i shfrytëzueshëm është diku rreth 350 milionë metra kub ujë”, tregoi Prekazi për Telegrafin.

Ish drejtori i Njësisë Afariste Uji dhe Centrali Elektrik në Ibër Lepenc tregoi po ashtu edhe për rrezikshmërinë që do të kishte ky liqen, nëse nuk do të ishte pjesë e Kosovës.

Prekazi tha se pos rëndësisë të furnizimit me ujë, liqeni i Ujmanit furnizon termocentralin më të madh në Kosovë “Kosova B”, e cila furnizon tërë Kosovën me energji elektrike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori