LAJMI I FUNDIT:

Uji i pijes në Viti vjen i ndotur dhe kundërmon erë kanalizimi (Video)

Uji i pijes në Viti vjen i ndotur dhe kundërmon erë kanalizimi (Video)

Qytetarët në Viti kanë thënë se janë duke pasur probleme të vazhdueshme sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm.

Kështu, disa lexues të Telegrafit, kanë treguar se atyre iu ndalet uji me nga 12 orë gjatë ditës dhe më pas nga ujësjellësi vjen uji i ndotur i cili kundërmon erë kanalizimi.


Në videon të cilën lexuesit e kanë dërguar shihet qartë se si uji, shumë i papastër, del nga rubineti. /Telegrafi/