LAJMI I FUNDIT:

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: A funksionon?

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: A funksionon?

Peroksid hidrogjeni, ose ujë i oksigjenuar siç njihet zakonisht, është një zbardhues natyral që ka efekt të dezinfektojë plagët dhe të vrasë bakteret

Nëpër platforma online, si YouTube apo TikTok, ka pafund video ku njerëzit përdorin ujin e oksigjenuar si trajtim në kushte shtëpie për të zbardhur dhëmbët. A funksionon?


Healthline – një nga burimet më të sigurta për shëndetin – shkruan se shumë produkte komerciale të zbardhjes së dhëmbëve përmbajnë peroksid hidrogjeni, edhe pse në një përqendrim shumë më të lartë se sa produkti që mund të blini në farmaci.

Fatkeqësisht, asnjë studim nuk ka hetuar efektet e shpëlarjes ose pastrimit të dhëmbëve me peroksid hidrogjeni, por disa studime kanë analizuar pasta dhëmbësh komerciale që përmbajnë peroksid.

Një studim zbuloi se një pastë dhëmbësh që përmban sodë buke dhe 1% peroksid hidrogjeni i bëri dhëmbët më të bardhë se pastat e tjera.

Por duhet të keni parasysh që ndonëse përqendrimet e holluara shumë duken të sigurta, përqendrimet e forta ose përdorimi i tepërt mund të shkaktojë acarim të mishit të dhëmbëve dhe ndjeshmëri të dhëmbit.

Një mënyrë për të përdorur peroksid hidrogjeni është pastrimi i gojës para se të lani dhëmbët. Sigurohuni që po përdorni një solucion 1.5% ose 3% për të shmangur efektet anësore.

Një mënyrë tjetër për të përdorur peroksid hidrogjeni është duke e përzier atë me sodë buke për të krijuar një pastë. Kombinoni 2 lugë çaji peroksid hidrogjeni me 1 lugë çaji sodë buke dhe pastroni butësisht dhëmbët me përzierjen.

Kujdes! Kufizoni përdorimin e kësaj paste, pasi përdorimi i tepërt mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori