LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi Prishtina, qytetarëve: Shfrytëzojeni afatin për faljen e borxheve

Ujësjellësi Prishtina, qytetarëve: Shfrytëzojeni afatin për faljen e borxheve

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton për herë të fundit të gjithë konsumatorët e komunave: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Shtimje, Lipjan , Graçanicë, Drenas dhe Obiliq, se duke filluar nga muaji nëntor 2015, ka filluar me pranimin dhe menaxhimin e kërkesave (të secilit konsumatorë veç e veç) dhe zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve, i cili vlen vetëm edhe 12 ditë, deri më 2 shtator.

“Ua kujtojmë edhe njëherë se , nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave , ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike).

Për hir të interesit të qytetarëve, KUR”Prishtina” – qendra në Prishtinë ( Lagja “ Kalabria ” rruga ”Tahir Zajmi” pa nr.), do të punojë edhe ditëve të shtunë, derisa të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike ( 2 shtator 2016).

KUR ”Prishtina” u bën apel të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit, ata të cilët i kryejnë pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit përmes bankave komerciale dhe institucioneve të tjera mikrofinanciare, që në momentin e kryerjes së pagesës, me doemos të paraqesin KODIN e faturës së tyre,në mënyrë që Ujësjellësi i Prishtinës ta ketë më të lehtë identifikimin e pagesës së konsumatorit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori