Komuna e Prishtinës njoftoi se Instituti Gjeologjik i Kroacisë, i cili në marrëveshje me Komunën e Prishtinës ishte kontraktuar që të hulumtojë rrëshqitjen e dheut në lagjen Arbëria, sot erdhi me gjetjet përfundimtare dhe rekomandimet për sanimin e gjendjes dhe evitimin e rrëshqitjes.
Drejtori i Institutit, Josip Halamiq si dhe inxhinieri Zeljko Miklin prezantuan para zyrtarëve të Drejtorisë së Investimeve Kapitale dhe atyre të Drejtorisë së Urbanizmit gjetjet dhe rekomandimet e Institutit për sanimin e gjendjes.
Sipas tyre, shkaktari kryesor i rrëshqitjet së dheut janë ujërat nëntokësorë në këtë lagje që shkaktojnë lëvizje.
Në planin e sanimit është rekomanduar ndërtimi i tre puseve, të cilët do të shërbenin si pika akumulimi të ujërave nëntokësorë dhe të cilët do të zbrazeshin në intervale të rregullta me anë të pompave.
Gjithashtu, thanë se çdo ndërtim në këtë lagje duhet t’i nënshtrohet rregullave të reja për miratimin e lejeve, që nënkupton disa specifika të veçanta teknike të ndërtimit, siç janë themelet dyfish më të thella të godinave.
Ekspertët nga Zagrebi rekomanduan që tërë hapësira e kodrës së Arbërisë të pyllëzohet, sepse drunjtë janë mënyra natyrore e thithjes së ujit nëntokësor dhe njëherësh ofrojnë gjelbërim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë