LAJMI I FUNDIT:

​Uglanin: Anarkinë 24-vjeçare në veri duhet ta ndalojmë përgjithmonë

​Uglanin: Anarkinë 24-vjeçare në veri duhet ta ndalojmë përgjithmonë

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin ka thënë se duhet të ndalohet anarkia në veri njëherë e përgjithmonë dhe se për 24 vjet komuna në veri të Mitrovicës ka punuar si zyrë administrative, nuk ka qenë funksionale dhe as në shërbim të qytetarëve.

Uglanin në një deklaratë për KosovaPress ka thënë se të premten e kaluar i ka dorëzuar nënshkrimet e qytetarëve në KQZ dhe kjo e fundit ka afat prej 30 ditësh për verifikim.


Ai u shpreh se nëse gjithçka konfirmohet se është në rregull me peticionin, zgjedhje në veri patjetër se do të ketë, por nuk ka precizuar afatin kohor kur mund të zhvillohen ato.

“Sigurisht që ne presim edhe peticione tjera, por ne punojmë sipas ligjit mbi qeverisjen lokale. Ka pakënaqësi (tek qytetarët serbë), por ne duhet anarkinë ta ndalojmë njëherë e përgjithmonë, sepse kjo anarki ka mbretëruar 24 vjet në pjesën veriore dhe ne duhet ta funksionalizojmë Komunën njëjtë sikurse Komunat tjera.

24 vjet Komuna ka punuar si zyrë administrative dhe s’ka qenë funksionale dhe as në shërbim të qytetarëve.

Ka pasur mosmarrëveshje (mes legjislativit dhe ekzekutivit brenda Komunës) dhe sigurisht që ende ka, kjo është mënyra demokratike dhe është normale, ndonëse tani janë marrëdhëniet pak më të mira, sepse vendimet që i kemi marrë janë aprovuar nga ekzekutivi, sepse ligjërisht çdo vendim që vie nga legjislativi duhet të aprovohet edhe nga ekzekutivi, dhe këtu pak ka pasur probleme, sigurisht do të ketë edhe në të ardhmen, kjo është mënyrë demokratike e të vepruarit dhe ne do t’i përmbahemi demokracisë.

Duhet të kemi raporte sa më të mira me kryetarin sepse nuk po duam që të jemi pjesë e bllokimit të proceseve, zhvillimit dhe funksionalizimit të pjesës veriore si Komunë”, tha ai.

Uglanin gjithashtu shtoi se subjektet politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhje, por se kur do të mbahen ato, varet nga Qeveria e Kosovës.

“Ne obligimin tonë sipas udhëzimit administrativ e kemi kry, tani është hapi tjetër kur KQZ-ja do t’i verifikojë nënshkrimet dhe afati është një muaj. Procesi do të shkojë më tutje, siç e dini, ligj për referendum nuk ka.

Edhe kjo është problem, sepse sipas planit të Ahtisaarit nuk është parashikuar referendumi, por kjo varet tash nga Kuvendi nëse e miraton referendumin në mënyrë që të arrijë te kryetarja e Republikës së Kosovës, e cila duhet ta nënshkruajë dhe ta shpallë referendumin sipas ligjit, që nënkupton 45 ditë afat kohor, ku pastaj duhet edhe mbikëqyrje e procesit nga KQZ-ja për referendum.

Zgjedhje sigurisht do të ketë, përgatitjet nga subjektet politike në terren veç kanë filluar, por kur do të mbahen do të varet nga qeveria e Kosovës”, ka thënë Uglanin. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori