LAJMI I FUNDIT:

UFO po dyshohet se ka fluturuar mbi qytetin irakian të Mosulit në 2016

UFO po dyshohet se ka fluturuar mbi qytetin irakian të Mosulit në 2016

Një sferë metalike duke fluturuar mbi qytetin irakian të Mosulit raportohet se po hetohet si një UFO e mundshme nga ushtria dhe komuniteti i inteligjencës amerikane.

Imazhi i marrë nga një video katër sekondëshe e 16 prill 2016, nga një aeroplan zbulues në Irakun verior, u shpërnda nga studiuesi i UFO-ve, Jeremy Kenyon Lockyer Corbell dhe gazetari George Knapp në episodin e parë të podcastit të tyre të ri “Weaponized “.


“Është një imazh i filmuar nga ushtria dhe agjencia e inteligjencës gjersa quhet rruzull i Mosulit”, tha Corbell, duke vënë në dukje se objekti mori emrin e qytetit irakian.

Në video, sfera me ngjyrë metalike në dukje lëvizte përkrah aeroplanit spiun, tha Corbell.

“Kjo hynë në kategorinë e UFO-ve. Ky është një shembull i një prej UFO-ve të mundshme që komuniteti ynë ushtarak dhe i inteligjencës po i analizon. Është vetëm një nga shumë imazhet”, tha Corbell.

NYPOST shkruan se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së nuk ka reaguar në lidhje me vërtetësinë e imazhit të shpërndarë nga “Weaponized”.

Zyra e sapoformuar e Pentagonit për zgjidhjen e anomalive në të gjitha domenet, ose AARO, ka hetuar qindra raporte të objekteve fluturuese të paidentifikuara gjatë harkut kohor prej disa muajsh, megjithëse asnjë nuk jep prova të qarta të ekzistencës së jashtëtokësoreve.

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare shqyrtoi 366 pamje ushtarake të sapoidentifikuara të “fenomene ajrore të paidentifikuara” – ose UFO. Njëzet e gjashtë prej tyre u zbuluan se ishin drone, 163 ishin “entitete të ngjashme me balonat” dhe gjashtë ishin “i atribuuar rrëmujës” në ajër.

Ndryshe, 171 raportet e tjera “të pavërejshme” se “karakteristikat e pazakonta të demonstruara të fluturimit ose aftësitë e performancës” do të vazhdojnë të hetohen. /Telegrafi/