LAJMI I FUNDIT:

Uelsiani udhëtoi në Republikën Domenikane që të takohet me gruan që e njoftoi në internet, ajo e refuzoi kur e kuptoi se “nuk ka para” (Video)

Uelsiani udhëtoi në Republikën Domenikane që të takohet me gruan që e njoftoi në internet, ajo e refuzoi kur e kuptoi se “nuk ka para” (Video)

Një burrë nga Uelsi ka udhëtuar për në Republikën Domenikane që të jetojë me “të dashurën” që e njoftoi në internet, por tani ai ka mbetur i bllokuar në këtë vend pasi ajo e refuzoi kur e kuptoi se nuk ka shumë para.

Nëna e katër fëmijëve Wilfa Soto Peguero pretendon se ishte pajtuar që të takohet me Glyn Thomas Bailey, pasi ai ishte pajtuar që do ta ndihmojë të rrit fëmijët e saj. Por kur ajo shkoi për ta marrë në aeroport, ai madje nuk kishte biletë kthyese e as para me vete, transmeton Telegrafi.


Ai u bë shumë shpejt i famshëm në ishull, kur ajo i bëri një video të cilën e postoi në mediat sociale, duke i lutur të gjithë ata që mund ta ndihmojnë këtë burrë që të rikthehet në vendlindje, pasi Peguero nuk ka para të mjaftueshme që ta ushqej edhe atë.

Ai këto ditë pritet të rikthehet në Britani me ndihmën e diplomatëve britanikë në Republikën Dominikane. Peguero thotë se ishte pajtuar që të takohet me Bailey i cili është nga Rhymney në juglindje të Uelsit, me të cilin kishte biseduar në internet për më shumë se gjashtë muaj duke përdorur Google Translate për t’i përkthyer  fjalët.

Ai i kishte thënë gjatë bisedës se nuk është edhe aq i pasur, por i kishte premtuar se do t’i ndihmojë të rrit fëmijët e saj, përfshirë dy vajzat që ende jetojnë me të.

“I kërkova të më dërgojë disa para, me qëllim që të shkoj dhe ta marrë në aeroport, por ai nuk më dërgoi kurrë asgjë. Por pasi që po vinte të më takonte, nuk mund ta braktisja ashtu, kështu vendosa të marrë hua disa para që të shkojë në aeroport. Por disa sekonda më vonë e kuptova se ai kishte ardhur me qëllim që të qëndrojë këtu, por unë nuk mund të kujdesem për të. I kam shpjeguar qindra herë, që po të kisha shtëpinë time do ta lejoja të jetojë me mua, por nuk kam”, ka deklaruar ajo.

Kështu vendosi të bëjë një video si paralajmërim për femrat tjera: “Po e bëj këtë video për të paralajmëruar të gjitha femrat për atë çfarë më ka ndodhur mua, duke tentuar të gjej dashurinë e jetës në internet. Ishte gabim që kurrë më nuk do ta përsëris. Mos i besoni askujt. Disa burra janë të mirë por shumica janë të këqij”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Sa rrathë shihni në këtë fotografi?

Fun
Kalo në kategori