LAJMI I FUNDIT:

UEFA hap hetime ndaj Kosovës, mund të marr dënim

UEFA hap hetime ndaj Kosovës, mund të marr dënim
-->

Të enjten pasdite Komisioni Disiplinor i UEFA-së ka iniciuar procedurë disiplinore për FFK-në dhe për Federatën e Futbollit të Malit të Zi.

Për këtë Federata e Futbollit e Kosovës mund të marrë ndonjë gjobë për shkak të zhvillimeve në ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të zhvilluar të hënën në Prishtinë.

Për FFK-në është hapur procedurë për hedhje të gjësendeve, ndërsa në njoftim nuk janë dhënë më tepër informata.

Procedura në UEFA

Ndërsa për Federatën e Futbollit të Malit të Zi është hapur procedura për hedhje të gjësendeve dhe për trazirat e shkaktuara nga tifozët e tyre në këtë ndeshje.

Trupi i UEFA-së për Kontroll, Etikë dhe Disiplinë do të merret me këtë rast më 21 nëntor, ka njoftuar UEFA në faqen e saj zyrtare.

Kjo ndeshja u fitua nga djelmoshat tanë 2-0.

(Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ajo çfarë na në sy në këtë takim ishte tollovia që e krijuan 100 tifozët e Malit të Zi që ishin të pranishëm në stadium.

Përleshja zgjati disa minuta, ndërsa me hyrjen e forcave speciale të sigurisë në stadium, tifozët malazezë u qetësuan.

Vedat Muriqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sipas Federatës së Futbollit të Malit të Zi që kanë dërguar raport për ëktë drejt UEFA-s shkruan se tifozët e Kosovës me gjeste i kanë provokuar tifozët e Malit të Zi, gjë që e ka sjellë konfliktin e tifozëve malazezë me personat përgjegjës për siguri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Ndërkombëtare
Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

Si e transformoi Xavi sezonin e Barcelonës me një konferencë shtypi

La Liga
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Lojtarët e Liverpoolit kanë gjetur zëvendësuesin e Kloppit, vjen përgjigja direkte nga trajneri

Premier League
Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Spalletti tregon arsyen pse e largoi nga lista e Italisë mbrojtësin Acerbi

Ndërkombëtare
Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

Ancelotti paralajmëron Viniciusin pas polemikave: Tifozët e Osasunës ishin korrekt

La Liga
Kalo në kategori