LAJMI I FUNDIT:

UEFA dhe Federata e Italisë të gatshme ta ndihmojnë Shqipërinë

UEFA dhe Federata e Italisë të gatshme ta ndihmojnë Shqipërinë

UEFA dhe Federata e Futbollit të Italisë i kanë ofruar ndihmë Shqipërisë pas tërmetit që e goditi në orët e para të kësaj dite.

Shtëpia e futbollit evropian dhe ajo italiane kanë dërguar mesazhe në drejtim të kreut të FSHF-së, Armand Duka për t’i ofruar mbështetje.


Duka ka thënë se ka pranuar mesazhe nga të dyja palët për ta ndihmuar vendin tonë në këto momentet të vështira.

“Miqtë e FSHF dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, Zv/Presidenti Sándor Csányi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, trajnerët De Biasi, Panucci, Reja e shumë miq të tjerë”, ka shkruar kreu i futbollit shqiptar në llogarinë e tij në Facebook.

“Biseda vëllazërore lidhur me situatën e krijuar nga tërmeti pata edhe me homologët e mi, Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe Presidentin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, të cilët shprehën solidaritetin dhe mbështetjen e tyre. Mirënjohje!”, ka shtuar më tej ai.

Shqipëria ka disa javë që po përballet me tërmete të vogla, por ky që ndodhi sot ka lënë pasoja të mëdha.

Mbi 15 persona kanë ndërrua jetë deri më tani, qindra persona janë të lënduar dhe dëmet materiale janë të mëdha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori