LAJMI I FUNDIT:

“Udhëtari në kohë” thotë se vjen nga viti 5,000 – pretendon të ketë dëshmi fotografike për të ardhmen, të cilat nuk tregojnë lajme të mira për njerëzimin! (Video)

“Udhëtari në kohë” thotë se vjen nga viti 5,000 – pretendon të ketë dëshmi fotografike për të ardhmen, të cilat nuk tregojnë lajme të mira për njerëzimin! (Video)

Një njeri që pretendon të jetë “udhëtar në kohë” thotë se ka prova fotografike nga viti 5000 – dhe ato prova janë një lajm jo i mirë për njerëzimin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për “udhëtarin në kohë”, të njohur vetëm si Edward, i cili ka zbuluar një pamje të hidhur në të ardhmen e njerëzimit.


“Udhëtari në kohë kalon testin e detektorëve të gënjeshtrës”, flet për shërimin e kancerit, të ardhmen e Bitcoin dhe rrugëtimin në Mars (Video)
Lexo po ashtu “Udhëtari në kohë kalon testin e detektorëve të gënjeshtrës”, flet për shërimin e kancerit, të ardhmen e Bitcoin dhe rrugëtimin në Mars (Video)

Ai shfaqet në një video duke mbajtur një fotografi që pretendohet të tregojë jetën në një qytet nënujor, që besohet të jetë Los Anxhelos, 3,000 vjet në të ardhmen.

Edward, i cili kishte ndryshuar zërin e tij pasi nuk donte të identifikohej, pretendon se ishte pjesë e një eksperimenti të fshehtë në vitin 2004.

Duke thënë se ai ishte në gjendje të udhëtonte në kohë, pohon se ai arriti të marrë disa dëshmi fotografike për atë që pa.

Edward, i cili mendohet të jetë filmuar në një park në Armeni, thotë se po punonte në një laborator në Los Anxhelos kur iu dha detyra e udhëtimit dhe fotografimit.

Ai tha për Yahoo News: “Isha duke qëndruar në një platformë të madhe prej druri, jo vetëm unë, shtëpitë, ndërtesat natyrisht, të gjitha prej druri”.

“Dhe pas kësaj kuptova se ishte i njëjti qytet, Los Anxhelos, por nën ujë”.

A është kjo e ardhmja? Pretendimet e habitshme dhe të pazakonta të bëra nga njerëzit që thonë se mund të udhëtojnë në kohë (Foto/Video)
Lexo po ashtu A është kjo e ardhmja? Pretendimet e habitshme dhe të pazakonta të bëra nga njerëzit që thonë se mund të udhëtojnë në kohë (Foto/Video)

Edward pretendon se njerëzit u detyruan të jetonin nën ujë kur akujt u shkrinë për shkak të ngrohjes globale.

Ky nuk është rasti i parë kur një “udhëtar në kohë” rrëfen për të ardhmen.

Javën e kaluar, një njeri që pretendonte të ishte “udhëtar në kohë” nga viti 2030, bëri disa parashikime befasuese për atë se çfarë do të sillte e ardhmja.

Njeriu, i njohur vetëm si Noah, pretendoi se ishte nga e ardhmja dhe po rrezikon jetën e tij duke u treguar atyre në të tashmen se çfarë ka të ardhmen.

Ndër parashikimet e tij është pretendimi se robotika Google Glass do të përhapet në të gjithë globin – teknologjia gjithashtu do të zhvillohet deri në atë pikë ku do të jetë në gjendje të drejtojë në mënyrë të pavarur një shtëpi.

Sipas tij, Bitcoin do të jetë gjithnjë e më popullor, por pennies dhe centët do të jenë ende në përdorim.

Në 2030 ai thotë se presidenti amerikan do të jetë një figurë misterioze e quajtur Ilana Remikee.

Pretendimi i tij tjetër është se njerëzit do të arrijnë në Mars në vitin 2028 dhe, në të njëjtin vit, do të zbulohet udhëtimi me kohë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori