LAJMI I FUNDIT:

“Udhëtari në kohë” lëshon një paralajmërim të çuditshëm, pretendon se njerëzit “do të bien nga qielli vitin tjetër”

“Udhëtari në kohë” lëshon një paralajmërim të çuditshëm, pretendon se njerëzit “do të bien nga qielli vitin tjetër”

Një burrë që pretendon të jetë një “udhëtar në kohë nga viti 2671” ka paralajmëruar shtatë persona “do të bien në mënyrë misterioze nga qielli” në qershor të vitit të ardhshëm – pavarësisht se asnjë aeroplan “nuk do të fluturojë në zonë”.

Eno Alaric, i cili në TikTok poston me nofkën @radianttimetraveller, ka grumbulluar mbi 26 mijë ndjekës në llogarinë e tij ku poston video paralajmëruese mbi ngjarjet e të ardhmes.


Në videon e tij më të fundit, e cila ka marrë mbi 1,700 pëlqime, Eno shkroi: “18 qershor 2023: 7 njerëz do të bien nga qielli në mënyrë misterioze, por që në atë zonë nuk kishte asnjë objekt fluturues”, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu shkroi: “VËMENDJE! Jam një udhëtar kohe nga viti 2671 dhe gjendem këtu për të ju paralajmëruar për 5 data të ardhshme”.

“30 nëntor 2022: teleskopi James Webb zbulon një planet i cili është një version i pasqyruar i Tokës. 1 janar 2023: Një aeroplan që fluturonte mbi trekëndëshin e Bermudës zhduket”, ishin 2 nga datat tjera të dhëna nga ai.

Ndërsa ai vazhdoi tutje edhe me 2 data të tjera: “3 Mars 2023: Një mesazh është marrë në të gjithë botën, një mesazh që duket se ka ardhur nga oqeani. 15 maj 2023: Një mega-cunami me valë prej 228.6 metrave godet bregun e Kalifornisë, kryesisht qytetin e San Franciskos”.

Eno, që besohet të jetë nga SHBA-ja, më parë ndau informacione për planetët binjakë me Tokën, vizitorët e huaj dhe madje portalet që hapeshin për kohë të tjera. /Telegrafi/

@radianttimetraveler

Watching from the depths…#fyp #foryou #timetravel #radianttime #timetraveler #xyzbca #viral #conspiracy #theory

♬ Ghost of Pala – Truth Needs To Be Out

Në trend Fun

Më shumë
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

TikTokerja britanike filmon “hajnin serik” që përdor teknikën e shpërqendrimit për t’ia vjedhë telefonin

Interesante
Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Kaloi natën duke pirë alkool në ahengun e organizuar në dhomën e hotelit, aviokompania japoneze ia ndalon fluturimin pilotit

Interesante
Kalo në kategori