LAJMI I FUNDIT:

Udhëtarët e frikësuar nga ketri që hyri në tren (Video)

Udhëtarët e frikësuar nga ketri që hyri në tren (Video)

Ketri që ka hyrë në një tren nëntokësor të Londrës, i ka frikësuar udhëtarët që ndodheshin brenda.

Derisa bërtisnin, shumica prej tyre kanë provuar ta shqelmojnë apo ta godasin me valixhe në përpjekje që ta shmangin, transmeton Telegrafi.

“Sikur të ishte ndonjë përbindësh, por është vetëm një kafshë e vogël që kurrë nuk i ka sulmuar njerëzit, nuk ka nevojë për kaq panik”, është një koment lidhur me rastin.

Por, të tjerë janë shprehur se ata janë trembur, sepse kjo gjallësi iu erdhi papritmas si befasi. /Telegrafi/