LAJMI I FUNDIT:

Alexei Navalny ka pranuar 658 Bitcoin si mjet për demokratizimin e Rusisë

Alexei Navalny ka pranuar 658 Bitcoin si mjet për demokratizimin e Rusisë

Lëvizja e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny që nga viti 2016 ka pranuar donacione 658 Bitcoin, në kudër të mbështetjes kundër pushteti aktual të Kremlinit.

Siç raporton Decrypt, përcjell Telegrafi, aktualisht vlera e këtyre kriptovalutave është 32 milionë euro.


Vetëm për këtë vit, Navalny ka pranuar 304 mijë dollarë në vlerë të Bitcoinit.

Analistët politikë thonë se donacionet në Bitcoin sigurojnë shpëtimin e demokracisë në Rusi de mbetet si një mjet i dobishëm për të përmbysur qeverinë autoritare të Vladimir Putinit.

“Në regjimet autoritare si Rusia, qeveria ka kontroll të plotë mbi sistemin bankar, por nuk kontrollon Bitcoin”, thotë Alex Gladstein, zyrtar në Fondacionin për të Drejtat e Njeriut.

Pavarësisht liberalizimit të kriptovalutave, Qeveria ruse ka ndjekur një politikë të ashpër ndaj këtyre monedhave, që përfshijnë dënimin me burg për mbajtësit e tyre. /Telegrafi/