LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqëset femra rezultojnë më të suksesshme ndaj luftës kundër COVID-19

Udhëheqëset femra rezultojnë më të suksesshme ndaj luftës kundër COVID-19

Drejtueset femra janë duke bërë punë të jashtëzakonshme.

Çfarë kanë të përbashkët Gjermania, Tajvani dhe Zelanda e Re?


Epo, të gjitha kanë në krye të shtetit udhëheqëse femra dhe të gjithë po bëjnë një punë të jashtëzakonshme në përgjigjen e tyre ndaj luftës kundër  coronavirusit.

Tsai Ing-Wen, një ish-profesoreshë e drejtësisë, u bë presidentja e parë femër e Tajvanit në vitin 2016.

Tsai ka vepruar shpejt dhe të suksesshëm ndaj pandemisë, përkundër afërsisë së Tajvanit me Kinën kontinentale, vendi kryesisht ka ndaluar virusin dhe ka vetëm nën 400 raste të konfirmuara, shkruan The Guardian.

Vendi është aq shumë i përgatitur sa po dhuron 10 milionë maska SHBA-së dhe 11 vendeve evropiane.

Zelanda e Re, e udhëhequr nga Jacinda Ardern, është gjithashtu një udhëheqëse botërore në luftimin e virusit COVID-19.

Vendi ka pasur vetëm 4 vdekje nga coronavirusi deri më tani. Kjo është pjesërisht për shkak të gjeografisë dhe madhësisë.

Me nën 5 milionë njerëz, e gjithë popullsia e Zelandës së Re është shumë më e vogël se ajo e Nju Jork-ut. Duke qenë një shtet ishull gjithashtu i jep asaj një avantazh të veçantë. Sidoqoftë, udhëheqja është gjithashtu një faktor.

Zelanda e Re ka zbatuar testime të gjera dhe Ardern i është përgjigjur krizës me qartësi dhe dhembshuri .

Gjermania është goditur shumë nga coronavirusi, por ajo ka një vdekshmëri jashtëzakonisht të ulët prej rreth 1.6% . (Shkalla e fatalitetit të Italisë është 12%; Spanja, Franca dhe Britania kanë 10%, Kina ka 4%; Amerika ka 3%.)

Një arsye që lidhet me shkallën e ulët të vdekshmërisë në Gjermani është testimi i shumtë që ky shtet po e praktikon, megjithatë përsëri udhëheqja e vendit luan një rol, përcjell Telegrafi.

Danimarka (e udhëhequr nga kryeministrja Mette Frederiksen) dhe Finlanda (kryeministren Sanna Marin) po bëjnë gjithashtu punë të konsiderueshme në përmbajtjen e coronavirusit.

Mirëpo të qenit grua nuk ju bën automatikisht më të mirë në trajtimin e një pandemie globale. As nuk ju bën automatikisht një udhëheqës më të mirë, por gratë duket se janë në thelb më të dhembshura dhe bashkëpunuese.

Gratë janë rrallë në gjendje të dështojnë në mënyrën si munden burrat.

Një tepricë e kualifikimeve nuk është saktësisht një problem që Donald Trump ka. Reagimi i Amerikës ndaj krizës së coronavirusit është ndoshta më i keqi në botë – megjithëse edhe Britania ka shumë kritika në këtë drejtim.

Në vend të ekspertizës, administrata Trump ka udhëhequr me egon.

Megjithëse është e vështirë të imagjinohet se Hillary Clinton do i ishte përgjigjur një krize në këtë mënyrë. /Telegrafi/