U zgjodh më pak e pëlqyer nga publiku, Hygerta Sako shfaqet duke qarë: Pse duhet të rri këtu?

Hygerta Sako u shpall në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP më pak e preferuar nga publiku.
Ajo u shfaq e habitur në momentin që mësoi për këtë dhe bëri një reagim interesant.
E pas Prime, ish Miss-i u pa e mërzitur duke folur me Shkurte Haxhiun në lidhje me këtë.

"Më pak e preferuara, unë thjesht po marrë kohë po nxjerr gjithë tani do ta mendoj. Në qoftë se jam më pak e preferuar, çka i duhem këtij formati, të rri larg fëmijës tim", u shpreh ajo.
Tutje shtoi: "Për t'iu mbushur mendjen këtyre që të jesh karagjoz është më me vlerë se të jesh njeri i drejtë dhe pozitiv. Jo nuk e dua".

Me këtë ka lënë të nënkuptohet se do të reflektojë dhe se nuk mund të qëndroj edhe aq gjatë në këtë format.
Hygerta duket e zhgënjyer për faktin që siç thotë ka qenë e drejtë dhe korrekt me të gjithë. /Telegrafi/



























































