LAJMI I FUNDIT:

U veshën si Captain America, Spiderman e Thor – policët peruan sekuestruan 3.250 pako me kokainë dhe arrestuan katër persona

U veshën si Captain America, Spiderman e Thor – policët peruan sekuestruan 3.250 pako me kokainë dhe arrestuan katër persona

Në natën e Shtrigave (Halloween), katër policë nga Peruja kishin veshur kostumet e superheronjve të Marvel, dhe ishin nisur drejt lagjes San Juan de Lurigancho në qytetin Lima, ku kryen bastisje në një ndërtesë kolektive.

Misioni sipas tyre ka përfunduar me sukses, ku policët ishin kthyer në stacion dhe me vete morën katër persona të dyshuar, transmeton Telegrafi.


Ishte nata e Shtrigave kur katër superheronjtë, Spiderman, Captain America, Thor dhe Black Widow, u nisën për një mision të veçantë.

Në një lagje të Limas u kryer një bastisje në një ndërtesë kolektive. Captain America dhe Thor kishin huazuar një çekiç me të cilën thyen derën e një apartamenti, brenda të cilës gjetën dhe sekuestruan 3.250 pako me kokainë si dhe disa qese me kanabis.

E gjatë kësaj bastisje, ata arrestuan edhe katër persona, kurse superheronjtë ishin pjesë e operacionit Marvel që përfundoi me sukses.

Në një kumtesë të policisë është bërë me ditur se ata kishin veshur pjesëtarët e tyre me kostumet e heronjve, me qëllim që të përshtatej me festën e Shtrigave që do të festohej atë mbrëmje. /Telegrafi/