U vesh si prift dhe po tentonte me 'kryq të mallkonte eskortën e Zelenskyt' në Bullgari, zbulohet identiteti i burrit

Një burrë i veshur si prift që doli të ‘mallkojë’ eskortën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës që bëri ky i fundit në Bullgarit, ishte në fakt politikani vendas pro-rus Atanas Stefanov.
Stefanov ishte veshur si një prift dhe doli rrugëve të Sofjes me një kryq, 'për ta mallkuar' eskortën e Zelenskyt, transmeton Telegrafi.
Ai ishte arrestuar nga oficerët në vendngjarje.
Stefanov ka kryer vazhdimisht veprime anti-ukrainase në Bullgari. Për shembull, ai pati hedhur një flamur ukrainas nga Ballkoni i Bashkisë.
Pamjet e publikuara nga Nexta në Twitter tregojnë momentin kur Stefanov po endej me një kryq, por u arrestua nga policia. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/07/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































