Ylli i muzikës pop, Madonna, i është përgjigjur 50 Cent, pasi ky i fundit bëri një kërkim falje publike për të meqë ishte tallur me fotografitë provokuese që publikoi javë më parë.

63-vjeçarja ka shpërthyer me deklarata ndaj reperit ndërsa ka shpërndarë edhe një video në rrjete sociale.


“Duartrokitje e vonuar për 50 Cent dhe faljen e tij të rreme. Kam qenë e zënë, më mirë vonë se kurrë! Kishte disa gjëra që kisha për të thënë për 50 Cent”, ka thënë ajo.

“Ti po përpiqeshe të më turpërosh,” tha këngëtarja e hitit “Like A Virgin” në postimin e publikuar në Instagram.

“Falja e juaj është e rremë, është dëm dhe nuk është e vlefshme”, vazhdoi ajo, duke shpjeguar se përse mendonte se veprimi ishte i pasinqertë.

“Nuk është e vështirë të gjesh pamjet e mia dhe tuat duke u shoqëruar”, shtoi më tej biondja duke folur për marrëdhënien që kishin të dy.

“E dyta. Një falje nuk është e vlefshme nëse nuk e dini se për çfarë po kërkoni falje. Ajo për të cilën duhet të kërkoni falje janë sjelljet dhe vërejtjet tuaja seksiste”.

“E treta, nuk më lëndove ndjenjat, sepse nuk e mora personalisht. Nuk mund ta merrja kurrë personalisht sepse nuk po vini nga një vend i ndritur”.

“Më në fund, dua vetëm të them, të fal”, ka thënë ylli. “Shpresoj që një ditë të zgjoheni dhe të shihni një këndvështrim tjetër. Të uroj gjithë të mirat,” përfundoi Madonna.

image 7 Madonna dhe 50 Cent (Foto: Getty Images)

Këto pamje të Madonnas u publikuan në profilin e saj në Instagram më 25 nëntor. /Telegrafi/