LAJMI I FUNDIT:

U shtir si “kukull” në vitrinën e dyqanit, kreu vjedhje – kamerat e sigurisë kapin hajnin në Varshavë

U shtir si “kukull” në vitrinën e dyqanit, kreu vjedhje – kamerat e sigurisë kapin hajnin në Varshavë

Një burrë i paidentifikuar akuzohet se është shtirur si manikin (kukull për reklamimin e rrobave) në vitrinën e një dyqani në Varshavë, me qëllim që të mund të kryej vjedhjen e stolive  të arit në orarin e punës.

Kamerat e sigurisë e kapën 22-vjeçarin duke qëndruar i qetë dhe mban një çantë në vitrinën e një dyqani, shkruan BBC.


Policia ka njoftuar se i akuzuari pas mbylljes së dyqaneve, kishte shkuar në “gjah” në departamente të ndryshme të dyqanit, por që në fund përfundoi në argjendari.

Burri gjithashtu akuzohet për vjedhje të gjësendeve tjera nga qendra tregtare. Ai akuzohet për hyrje me dhunë dhe vjedhje dhe nëse dënohet rrezikohet të qëndrojë për 10 vite prapa grilave, transmeton Telegrafi.

Policia e Varshavës ka njoftuar se personeli dhe blerësit nuk kishin vërejtur diçka të pazakontë derisa burri kishte qëndruar në vitrinë, dhe ishte futur në mesin e disa manekinëve.

Por krejt në fund personeli i sigurimit e kishin vërejtur dhe kapur. Ai akuzohet për dy incidente tjera. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Me tornado në sfond, amerikanja i propozon partnerit të saj

Me tornado në sfond, amerikanja i propozon partnerit të saj

Interesante
Festivali i djathit në Letoni

Festivali i djathit në Letoni

Fun
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Kalo në kategori