Autoritetet e rendit në Kosovë kanë ndërmarrë një aksion me moton, “Stop drogave në shkolla” në kuadër të përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e dukurisë së shpërndarjes së drogave tek nxënësit.
Për gjashtë ditë, ky aksion i zhvilluar këtë muaj, sipas policisë, i ka dhënë rezultatet e veta.
Në Policinë e Kosovës thonë se në aksionin e ndërmarrë janë arrestuar 34 persona dhe është konfiskuar më shumë se një kilogram drogë e llojit, marihuanë.
Ndërkaq, nga aspekti i parandalimit, janë realizuar vizita dhe kontakte me personelin e shkollave, në bashkëpunim me Qendrën e Mjekësisë Familjare, janë mbajtur ligjërata si dhe janë angazhuar zyrtarë policorë për patrullime përreth shkollave.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se aksioni ka përfshirë patrullimet përreth shkollave dhe hapësirave afër, si parqe e të ngjashme.
“Bazuar në të dhënat statistikore dhe aktivitetet në terren vërehet se numri më i madh i rasteve është iniciuar në perimetrin e sigurisë prej 300 metrave rreth shkollave, si në parqe, rrugë e hapësira të tjera. Ka rezultuar se prej 27 rasteve, 3 raste kanë qenë brenda oborreve të shkollave, 3 raste afër oborreve dhe 21 në largësi prej 300 metrash”, tha Hoxha.
Ndërkaq, Safet Blakaj drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, tha për Radion Evropa e Lirë se ka tendencë te të rinjtë prej moshës 16 vjeçare që të konsumojnë në masë më të madhe drogën e tipit marihuanë.
Sipas tij, numri i personave të kësaj moshe që kërkojnë ndihmë në këtë qendër, megjithatë, mbetet i vogël.
“Vitet e fundit droga e llojit, marihuanë, është e përhapur te nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Mosha e konsumimit, sipas të dhënave tona, ka rënë në 16 vjeç. Shkollat po hezitojnë të raportojnë për këtë problematikë, pasi po mendojnë se si shkollë mund të stigmatizohen”, thotë Blakaj.
“Mesatarja e nxënësve që kërkojnë ndihmë brenda javës (në Qendrën Mediko-Psikoterapeutike ‘Labirint’) është rreth 6 fëmijë”, tha Blakaj.
Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve të rendit që të parandalohet përdorimi dhe shitja e drogave, organizatat joqeveritare konsiderojnë se qasja e të rinjve deri te shitësit e drogave nuk është e vështirë, gjë që, sipas tyre, është shumë shqetësuese.
Ato konsiderojnë se mungesa e një koordinimi të duhur të shumë mekanizmave institucionalë bën që kjo çështje të mos parandalohet.
Edhe vet të rinjtë thonë se qasja deri tek drogat e ndryshme në Kosovë është e lehtë.
Shpresa 23 vjeçare, studente e Fakultetit të Arteve tha se përdorimi i substancave narkotike është tejet shqetësues, e sidomos fakti që ato përdoren edhe nëpër shkolla.
“Duke marrë parasysh që fëmijët në shkolla kanë qasje në droga dhe i përdorin ato, kjo tregon mjaft se blerja e saj nuk është problematike. Në shkolla kryesisht përdoret marihuana, që njihet si drogë e lehtë, por fëmijët e moshave nga 12 deri në 16 vjeç, megjithatë mendoj se nuk do duhej të kishin qasje”, tregon Shpresa.
Ndryshe, përdorimi i substancës narkotike të llojit heroinë, kohët e fundit, ka shënuar rënie të përdorimit nga të rinjtë e Kosovës, për dallim nga vendet e tjera të botës, ku thuhet të ketë pasur rritje të përdorimit të saj. /Rel/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumëNga Rubrika

Komandanti i KFOR-it vizitoi ushtarët italianë të plagosur në protestë: Krenar që jam komandanti juaj

Mariçiq: Jemi në një situatë ku duhet të tregojmë se vërtet jemi për integrim në BE

Hajrullahu: Gazetarët po rrezikohen në veri, duhet të ketë reagime nga partitë politike dhe OJQ-të

Osmani nuk pranoi të takohet me Vuçiqin, reagon presidenti serb

Publikohet videoja e sulmit të huliganëve serbë ndaj dy shqiptarëve në veri

Pas takimit më Kurtin, Hovenier: Nuk mund të them se ia kam ndryshuar qëndrimin për veriun

Kush është Dusan Obrenoviq, i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan

Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë

Takim i veçantë Rama-Meloni, puthje dhe përqafime midis dy kryeministrave

Telegrafi

Tregu.Biz

Tregu.Biz

Scopic Software

theMiracle AG

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës