LAJMI I FUNDIT:

U shënua 60 vjetori i Lidhjes së kontabilistëve në Maqedoni

U shënua 60 vjetori i Lidhjes së kontabilistëve në Maqedoni

Lidhja e kontabilistëve të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkësia e shoqatave komunale të kontabilistëve të Qytetit të Shkupit, dje pasdite, me seancë solemne, shënuan 60 vjetiorin e ekzistimit, përcjell Teklegrafi Maqedoni.

Në jubile morën pjesë kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve Emil Dimitriev, ministri i Financave Kiril Minoski, drejtori i Regjistrit qendror Andrea Popovski, si dhe kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE) Daniella Arsovska.


“Festimi i 60 vjetorit të ekzistimit është histori veçanërisht respektuese. Hyrja në dekadën e shtatë flet qartë për rëndësinë dhe rolin e kontabilistëve në ekonominë e Maqedonisë dhe punën gjithëpërfshirëse financiare”, theksoi kryeministri Dimitriev në fjalim.

Kontabiliteti çdoherë ka qenë një prej shtyllave më të rëndësishme në të cilat mbështeten firmat, menaxherët, investitorët, por edhe shteti, shtoi Dimitriev. Veçanërisht u përqendrua në kornizën ligjore të sjellë në vitin 2012, e cila, siç nënvizoi, vendosi rend në këtë profesion intelektual.

“Procesi i mbajtjes dhe përpunimit të të dhënave financiare dhe informacioneve është veçanërisht profesion i mundimshëm i cili kërkon profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm që të mos bëhen lëshime dhe gabime të cilat mund të kenë pasoja të shumta negative, si nga aspekti financiar ashtu edhe nga ai afarist. Për fat të keq, serioziteti i rolit të tillë të kontabilitetit jo çdoherë ishte në hap me rregullativën e mirë ligjore në shtetin tonë”, theksoi kryeministri.

Edhe ministri Minoski u shpreh për rëndësinë e Ligjit me të cilin, theksoi, janë vendosur standarde të larta, të pranueshme ndërkombëtarisht për profesionin e kontabilitetit.

“Ligji ka për qëllim ta mbështesë zhvillimin dhe përparimin e profesionit, kontabilist në Republikën e Maqedonisë për shkak të sigurimit të raportimit financiar transparent, profesional, me cilësi të lartë dhe objektiv”, tha Minoski.

Lidhja e kontabilistëve të Republikës së Maqedonisë është themeluar në vitin 1956. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori