LAJMI I FUNDIT:

U raportua se favorizoi Shtëpinë Botuese “Albas”, flet Nagavci

U raportua se favorizoi Shtëpinë Botuese “Albas”, flet Nagavci
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë intervistës dhënë për emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahun ka folur për ankesat e disa prindërve për çmimin e disa librave si dhe për raportin që ka me Shtëpinë Botuese “Albas” si dhe për tekstet shkollore nga klasa e gjashta deri në të nëntën.

Sipas Nagavcit, shtëpitë botuese duhet të shesin tekste për të cilat i kanë vendimet nga ana e ministrisë.


“Për tekstet e gjuhës angleze ka pasur monopol… Sivjet edhe për këtë kemi hap konkursin që të kemi mundësi për të pasur tekst alternativ ku mësueset do të zgjedhin”, ka thënë Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci /Foto: Ridvan Slivova/

Tutje ajo tha se si ministri kanë për obligim që të ofrojnë tekstet më të mira për fëmijët dhe në të njëjtën kohë të ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë.

“Pra të largojmë monopolinë në këtë pikë, por edhe që të kursejmë buxhetin. Ndërkaq, autoritetet që i shesin tekstet kanë obligim që të kenë vendimin e ministrisë në bazë, të së cilës do të blejnë tekstet.

Blerja e librave, Nagavci: Prindërit të mos i blejnë pa pranuar listën nga ana e mësimdhënësve
Lexo po ashtu Blerja e librave, Nagavci: Prindërit të mos i blejnë pa pranuar listën nga ana e mësimdhënësve

Ministrja po ashtu tregoi çmimet e lira dhe të shtrenjta nga klasa e parë deri në klasën e pestë të cilat kanë qenë vitin e kaluar.

“(po i referohem çmimeve të vitit të kaluar), për klasën e parë ka qenë çmimi më i lirë 48 euro, ndërsa çmimi më i shtrenjtë 56 euro, përfshirë fletoret e punës, etj.

Për klasën e dytë çmimi më i lirë ka qenë 41.37 euro, ndërsa më i shtrenjti 52.73 euro. Për klasën e tretë ka qenë çmimi 62.25 euro dhe më i shtrenjti 68.71 euro, pasi kanë qenë këto anomali.

Për klasën e katër çmimi më i lirë ka qenë 58.09, ndërsa më i shtrenjti ka qenë 79 euro.

Për klasën e pestë çmimi më i lirë ka qenë  65.04 euro…”, ka thënë Nagavci duke shtuar se “Kushdo që i rrit çmimet në raport me atë që i kanë ofruar vitin e kaluar dhe në raport me atë që i kanë negociuar, përkundër zotimit që e kanë bërë që nuk do të rrisin çmimet, natyrisht ne si ministri do t’i adresojmë te autoriteti i organeve kompetente, sepse kjo është abuzim”, ka thënë Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci gjatë intervistës në emisionin “Përballje” /Foto: Ridvan Slivova/

I pyetur për Shtëpinë Botuese “Albas“, se a e ka përkrahur si ministre, ajo tha se “në momentin që e kam pranuar detyrën si ministre e Arsimit kam larguar vendimmarrjen nga unë si ministre ose nga zyrtarët e ministrisë për të vendosur për vlerat mbi 10 milionë euro. Pra unë si ministre nuk kam zgjedh asnjë prej teksteve të shtëpive botuese të cilëve do t’ju blihen tekstet. Ndryshe, siç ka qenë vitin e kaluar”.

E, nëse ka pas përkrahje nga ana e saj për Shtëpinë Botuese “Albas”, ajo u shpreh kategorike ‘jo’.

Nagavci theksoi se me të marr detyrën e ministres ka ofruar mundësinë e zgjedhjes së tekstit alternativ.

“D.m.th në shkolla kanë vendosur se me cilin tekst do të punohet. E gjithë vendimmarrja është bërë në shkolla. Për më shumë në ligjin që e kemi dorëzu e drejta e autorit do t’i takojë në të ardhmen ministrisë sipas legjislacionit për të drejtat e autorit. Në vend që të dërgojmë miliona euro në llogaritë e 3-4 shtëpitë botuese ne po i shpërndajmë tek të gjithë prindërit. Maksimum transaparencë, zero përqind korrupsion”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci /Foto: Ridvan Slivova/

E sa i përket çështjes se nëse një prind nuk ia blenë librat shkollor fëmijës së tij, ministrja theksoi se“është e papranueshme se me sa lehtësi individë të caktuar të opozitës i konsiderojnë si keqbërës e të paditur shumicën e prindërve”.

“Obligimet për fëmijët në radhë të parë janë të familjes e pastaj të institucioneve qendrore e lokale. Në aplikim kemi vendosur një pjesë ku secili prind që ka aplikuar e ka shënu që mban përgjegjësi si prind apo kujdestar i fëmijës dhe se ‘këto mjete do t’i përdorë për të blerë tekste për fëmijët e mi’“, u shpreh Nagavci duke shtuar se “Mësimdhënësit do të na raportojnë nëse nxënësit nuk do të kenë libra”.

Ajo tha se prindërit nuk duhet të shqetësohen për aplikime, pasi platforma do të jetë e hapur gjatë gjithë muajit shtator dhe se mjetet do të ekzekutohen për blerjen e teksteve.

Edhe për tekstet shkollore nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të, Nagavci tha se me kohë i kanë informuar komunat se “nëse ka libra të dëmtuar të njoftojnë ministrinë”.

Mirëpo, siç tha ajo deri më tani nuk kanë asnjë informatë nëse ka pasur tekste shkollore të dëmtuara.

“Nuk kemi asnjë informatë nga asnjë komunë në vend që tekstet janë të dëmtuara. Për këtë arsye informata jonë për komunat ka qenë me kohë dhe nuk kemi asnjë informatë kthyese nga këto komuna. Shuma prej 30 euro që është ofruar nga klasa e 6 deri në të 9 është ofruar për të blerë mjete tjera ose dhe ndonjë libër”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori