LAJMI I FUNDIT:

U pyet për qendrat e ndalimit, Mustafa: Kemi përfunduar një proces gjyqësor për këtë

U pyet për qendrat e ndalimit, Mustafa: Kemi përfunduar një proces gjyqësor për këtë

Derisa është pyetur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar rreth qendrave të ndalimit gjatë luftës në Kosovë, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se për këtë çështje është përballur me një proces gjyqësor nga i cili janë nxjerr vendime në të gjitha shkallët.

Në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, prokurorja Clarie Lawson ka shfaqur një dokument që sipas saj flet për rregulloren e disiplinës derisa ka shtruar pyetje për Mustafën rreth këtij dokumenti.


Mustafa ka thënë se kanë pasur dy apo tre raste kur ushtarët kanë bërë shkelje disiplinore në zonën që ai udhëhiqte ndërsa ka përmendur masat që ndërmerreshin në raste të tilla.

Prokurorja Lawson: Çfarë lloj disipline në këtë rast ndërmerrej, pra masë disiplinore?

Mustafa: Kanë qenë masa të ndryshme, kërcënim se do të demobilizohen, por nuk kemi rast demobilizimi, ndalim për të shkuar në shtëpi, deri te izolimi i përkohshëm, çarmatosja e ushtarit, marrja me punë fizike, këso diçka kanë qenë.

Prokurorja Lawson: Në zonën e Llapit kishte njerëz që janë ndaluar nga UÇK?

Mustafa: Po zonja prokurore, kemi përfunduar një proces gjyqësor për këtë dhe mund ta merrni, ka qenë proces gjyqësor i udhëhequr kundër nesh.

Prokuroja Lawson: e kemi fjalën për procesin penal ku ju keni qenë i akuzuar?

Mustafa: Po.

Prokurorja Lawson: Çfarë prejardhje etnike kishin njerëzit e ndaluar?

Mustafa: Kanë qenë njerëz që kanë rënë ndesh me rregullat e luftës dhe ambientin e luftës, nuk ka qenë interes i joni nacionalitet, kushdo që shkelte këto rregulla ishte kundër luftës, meqë po pyesni, ka mundur të ketë serb, shqiptar, nuk jam i sigurt për të tjerë, por qytetarë të vendit tonë.

Prokurorja Lawson: Kur thoni shkeljen e rregullave të luftës çfarë keni parasysh?

Mustafa: Ishin kundër misionit të lirisë, ose prishnin ambientin e luftës, ambientin ku ne po qëndronim.

Prokurorja Lawson: Afërsisht sa njerëz janë trajtuar në këtë mënyrë në zonën e Llapit?

Mustafa: E them vetëm për njerëzit që ishin kundër misionit të lirisë, por në përgjithësi duke përfshirë edhe ushtarët e mijë, nuk kalon numri tre shifror.

Prokurorja: Në çfarë vendesh në Zonën e Llapit, me sa dini ju, janë ndaluar njerëzit?

Mustafa: Unë po dëshiroj mund të përpiqem t’i njoh, por janë në një proces dhe për të gjitha ka evidencë.

Prokurorja Lawson: E kuptoj, por do ta vlerësoja nëse do të më jepnit një përgjigje?

Mustafa: Njësia brigada tek ne, 151, 152 dhe komanda e zonës, aty ka mundur të ketë një shtëpi ndalimi, unë po ju përmend se ka pasur në Bradash, Llapashticë, Buricë, dhe krejt në fund me sa e di unë Potok dhe Majac… ka qenë edhe Bajgora.

Prokurorja Lawson: Afërsisht për sa kohë ose në çfarë periudhe kohore janë mbajtur të ndaluar në Bajgorë njerëzit?

Mustafa: Ka pasur që është mbajtur më gjatë, por të tjerët kanë mundur të jenë 2 orë, me ditë, edhe me javë.

Prokurorja Lawson: Në periudhë kohore ka vepruar kjo qendra e ndalimit në Bajgorë?

Mustafa: Mund të më zini për fjale por ka qenë korriku, gushti, nuk jam i sigurt për datat.

Prokurorja Lawson: Njerëzit vazhduan të mbaheshin aty derisa lëvizi shtabi në mesin e shtatorit?

Mustafa: Ka mundur të jenë një ose dy, të tjerët janë liruar.

Prokurorja Lawson: Ku janë mbajtur në Bajgorë?

Mustafa: Në një shtëpi me 3-4 dhoma, sikur shtëpitë e tjera… ka vendime për këtë çështje, janë të gjitha evidencat, po flasim për vendim që është kryer në të gjitha shkallët në Kosovë, nga UNMIK dhe EULEX.

Pyetje ka pasur edhe rreth objektit të ndalimit në Llapashticë që sipas Mustafës ndodhej pranë bazës së policisë ushtarake.

Prokurorja Lawson: Në cilën periudhë kohore ka qenë kjo qendra e ndalimit në Majac?

Mustafa: Mendoj që është gjatë kohës sa ishin bombardimet e luftës dhe është koha kur neve kemi mbyll qendrat e ndalimit. Ndoshta mund të jetë fundi i marsit ose fillimi i prillit nuk jam i sigurt.

Prokurorja Lawson: T’i kthehemi Majacit, ju thatë që ju ka qëlluar të shkonit në qendrën e ndalimit, afërsisht kur ka ndodhur kjo?

Mustafa: E di që ka qenë koha kur është marrë vendim për lirim të të gjithë të mbajturve.

Prokurorja Lawson: Çfarë vendimi?

Mustafa: Ka pasur vendim se nuk kemi pasur kushte për mbajtën e tyre më tutje, ka qenë luftë gjithëpërfshirëse dhe ne kemi dashur të lirohemi nga ta, i kemi liruar të gjithë të shkojnë aty ku munden, ku ishte popullata, ka pasur nga ta që ju kanë bashkëngjitë UÇK-së, ka shku secili në vendin e vet, me përjashtim te një të burgosuri që ka qenë përkujdesje deri në përfundim të luftës.

Prokurorja Lawson: Keni shkuar njëherë apo më shumë se njëherë?

Mustafa: E di që kam qenë njëherë.

Prokurorja Lawson: A ju kujtohet ndonjë prej të ndaluarve?

Mustafa: … I quajtur Enver Sekiraqa, kjo më kujtohet nga se është përfolur shumë më vonë.

Gjatë intervistimit, prokuroja e ka pyetur Mustafën rreth mjeteve të komunikimit që kanë përdorur për të biseduar me Shtabin e Përgjithshëm.

Ai ka theksuar sek komunikimi përmes telefonave nuk ka qenë i mirë meqë kontrolloheshin nga Serbia.

Ai ka thënë se kanë pasur telefonë satelitorë por që shpesh herë nuk kanë qenë funksional.

Mustafa ka thënë se kanë pasur kontakt të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm

Ndërsa prokuroja e ka pyetur nëse ishte e lejuar që komandat e zonës të kishin kontakte të drejtpërdrejta me Shtabin e përgjithshëm.

Mustafa ka thënë se nuk ka pasur ndalesë për askënd por sipas tij brigadat dhe njësitet nuk kanë pasur kontakte me shtabin dhe që kontaktet i ka bërë ai vet.

Mustafa: Kanë qenë përmes meje, unë isha personi që përfaqësoja zonën operative të llapit pranë Shtabit të Përgjithshëm. Nuk më është drejtuar ndonjëherë shefi i logjistikës apo ndonjë tjetër se ka komunikuar e sektorë të ndryshëm të Shtabit të Përgjithshëm.

Ai gjithashtu ka thënë se mjetet e komunikimit i siguronin nga jashtë ndërsa ka theksuar se dy telefonë i kishin marrë nga Adem Demaçi.

Mustafa: Dy telefonë i kam marrë nga Adem Demaçi

“Ato kanë ardhur nga jashtë, nga bashkatdhetarët tanë. Mua më kujtohet që dy prej tyre i kam marrë nga shefi i zyrës politike të UÇK-së , Adem Demaçi.

Gjatë intervistimit nga prokurorja Clarie Lawson, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, është pyetur se si u takua për herë të parë me Rexhep Selimin.

Ai ka thënë se e ka takuar atë bashkë me komandantin legjendar, Adem Jasharin, më 4 mars të vitit 1998.

Prokurorja Lawson: Kush ishit njerëzit që kontaktonit në atë kohë në Shtabin e Përgjithshëm?

Mustafa: Ka qenë komandanti Adem Jashari, legjendar i themi ne.

Prokurorja Lawson: Si e takuat për herë të parë Rexhep Selimin?

Mustafa: E kam takuar bashkë me komandantin Adem Jashari, një ditë para se me u bë lufta në Prekaz ku kishte rënë komandanti bashkë me familjen Jashari.

Prokurorja Lawson: Ju e përmendet se u takuat me Adem Jasharin në mbrëmjen e 4 marsit të vitit 1998, kështu?

Mustafa: Po.

Prokurorja Lawson: Me kë u takuat atje?

Mustafa: Në mbrëmje kam shkuar në shtëpinë e Adem Jasharit bashkë me mikun tim që ishte në studime, Shekip Fazliu. Nga aty kemi vazhduar rrugën për një fshat ku Rexhep Selimi, Mujë Kraniqi, Sylejman Selimi, ka mundur të jetë edhe ndonjë tjetër, në vendin ku i vizitonim të plagosurit me kanë marrë më vete, kemi pasur për të shkuar në një nga fshatrat Drenicës për konsolidim të radhëve, për me folë për UÇK-në, dhe me anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm.

Prokurorja Lawson: Aty ju ishit si përfaqësues i Zonës Operative të Llapit?

Mustafa: Po.

Prokurorja e ka pyetur Mustafën edhe për mënyrën se si e ka marrë ai detyrën e komandantit të zonës, për çka ai ka thënë se këta e ka bërë pas rënies së komandant Zahir Parazitit, ndërsa është zyrtarizuar më vonë nga Shtabi i Përgjithshëm.

Prokuroja Lawson: Kam përshtypjen se përmendet korrikun dhe gushtin e vitit 1998, por a erdhi një moment kur ju u caktuar zyrtarisht si komandant i Zonës operative të Llapit, nga Shtabi i Përgjithshëm?

Mustafa: Në korrik ose gusht 1998, por un veç po e udhëheqja këtë detyre deri atëherë.

Prokuroja Lawson: Kush ju caktoi juve në detyrë?

Mustafa: Gjatë një vizite që ishte bërë nga shef i shtabit me zëdhënësin e UÇK-së, me sa kujtoj unë ka ndodhur që miratuar vendimi për të vazhduar punën si komandant i zonës.

Prokuroja Lawson: Këtu ju përmendi Jakup Krasniqin dhe Bislim Zyrapin, e keni fjalën për këta dy?

Mustafa: Po.

Prokurorja Lawson: Si është bërë caktimi juaj në këtë pozicion, a ka pasur ndonjë letër të firmosur të shkuar?

Mustafa: Kam qenë duke e bërë detyrën, këta për hire të nevojës që me qenë oportun me Shtabin e Përgjithshëm, e u faktorizua si UÇK, është miratuar nga Shtabi i Përgjithshëm se unë jam ai që isha deri atëherë.

Prokurorja Lawson: Këtë të Shtabit të Përgjithshëm e bënë përmes formës së shkruar?

Mustafa: Me siguri ka qenë i shkruar.

Ju thatë që kjo u krye në kuadër të një vizitë më Zonën operative të Llapit, është e saktë kjo?

Mustafa: Unë isha komandat i zonës së Llapit, ata kanë ardhur në vizitë, nga Shtabi i Përgjithshëm.

Prokurorja Lawson: Anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm a erdhën në Zonën Operative të Llapit, përveç Jakup Krasniqit e Bislim Zyrapit?

Mustafa: Janë përfolë edhe emra të tjerë, pro mua nuk më kujtohen me saktësi, edhe nëse kanë qenë, nuk kanë qenë me detyrë për me e pa organizimin tonë.

Ndërsa prokuroja ka lexuar pjesë të librit të Skënder Zhitisë ku sipas saj përshkruhet vizita e gushtit e vitit 1998.

Prokurorja Lawson: Ai përmend edhe anëtarë të tjerë të delegacionit, duke përfshirë këtu edhe Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin.

Mustafa: Nuk më kujtohet që kam pasur punë me këta të dy, por nuk më prish punë edhe nëse është kështu, por nuk më kujtohet, nuk më kujtohet ndonjë debat apo punë për organizmin e UÇK-së gjatë kësaj kohe nga Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi. Nuk ka qenë e rëndësishme për me mbajt unë mend, edhe nëse jam takuar, nuk ka qenë e rëndësishme në atë kohë.

Kjo është dita e dytë e dëshmisë së ish-komandant Remit.

Ai është betuar si dëshmitar të martën para turpit gjykues në Hagë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori