U përfundoi pushimi, deputetët e Kuvendit të RMV-së sot kthehen në punë
Deputetët e Kuvendit të RMV-së sot vazhdojnë punën. Pushimi i tyre i cili zyrtarisht filloi pas festës së “Ilindenit” ishte “pauzuar” vetëm për një ditë dhe atë më 18 gusht për mbledhjen për nevojën për ndryshimet kushtetuese. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas kësaj mbledhjeje e cila përfundoi për disa orë, vazhdoi të shkojë në zyrën e vet dhe t’i kryejë obligimet.
Në Kuvend për sot janë caktuar dy mbledhje të Komisionit ligjvënës – juridik dhe atë vazhdimet e mbledhjeve të 200-të dhe të 203-të dhe mbledhje e Këshillit buxhetor të Kuvendit. Mbledhja e re kuvendore, e para pas pushimit, është caktuar për më 5 shtator.
Në mbledhjen e Këshillit buxhetor të Kuvendit në rend dite janë Propozim-vendimi për dhënien e dakordimit për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Kuvendit të RMV-së për vitin 2023, Propozimi i planit strategjik të Kuvendit të RMV-së për periudhën 2024-2028, Propozim-vendimi për dhënien e dakordimit financiar të Planit vjetor për punësim në Shërbimin e Kuvendit për vitin 2024 dhe Propozimi i buxhetit të Kuvendit të RMV-së për vitin 2024.
Në rend dite të mbledhjes së 200-të të Komisionit ligjvënës-juridik janë Propozim ligjet e tjera për tatimin e solidaritetit, Propozimi i ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e fitimit, të gjithë me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për avokaturën dhe Propozim ligji për plotësim të Ligjit për material faror dhe mbjellës për kulturat bujqësore, të gjithë në lexim të dytë.
Është caktuar edhe mbledhja e re, e 203-të e këtij Komisioni, ndërsa në rend dite janë pesë interpretime autentike të neneve të ligjeve dhe atë të nenit 117 paragrafi 4 nga Ligji për marrëdhënie të punës parashtruar nga deputetja Snezhana Kaleska Vançeva, neni 95 nga Ligji për ndërtim parashtruar nga deputetja Vjollca Ademi, të nenit 27 paragrafi 1 nga Ligji për shërbim gjyqësor parashtruar nga deputetja Lolita Ristova, të nenit 187 me nenin 161 paragrafët 2 dhe 6 nga Ligji për arsim të lartë parashtruar nga Nikolla Micevski dhe të nenit 9, paragrafi 1, pika 7 nga Ligji për tatimin e fitimit parashtruar nga deputeti Jovan Mitrevski.
Më 1 shtator janë caktuar dy mbledhje të Komisionit për financim dhe buxhet në rend dite të të cilit janë raportet dhe raporti financiar i Agjencisë për supervizion të sigurimeve.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, mbledhjen e re, të 125-të e caktoi për më 5 shtator. Në rendin e propozuar të ditës tani për tani janë 15 pika, mes të cilave, Propozimi i deklaratës me rastin e 120-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe Kërkesa për dhënie të interpretimit autentik të nenit 11 nga Ligji për rroga dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikë, parashtruar nga deputeti Dimitar Apasiev.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sipërmarrësi nga Presheva kandidon për eurodeputet, pritet në takim nga Presidenti Begaj
Gjobiten 108 shofer në Shkup, 13 për vozitje pa patentë shofer
Aksidenti i rëndë te “kafet e vogla” në Prishtinë – arrestohet shoferi i veturës që goditi dy motoçikleta
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251