LAJMI I FUNDIT:

U nis nga Elbasani për të vrarë në Lezhë, kapet vrasësi dhe porositësi (Video)

U nis nga Elbasani për të vrarë në Lezhë, kapet vrasësi dhe porositësi (Video)

Një tentativë për vrasjen e një personi dhe grabitjen e makinës së tij është parandaluar nga Policia e Lezhës, e cila ka sekuestruar armë zjarri, municon luftarak, maska e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët. Ndërkohë që janë arrestuar dy autorët e dyshuar.

Me datë 30.10.2018, ora 23:50, Strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë, falë marrjes në kohë të informacionit për një ngjarje të rëndë kriminale që do ndodhte gjatë natës në fshatin Rrilë, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Porosia”, shkruan gazeta “Shqip”.


Pas një pune të mirëorganizuar, dhe ndërhyrjes së guximshme të agjentëve të policisë kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S. H. 18 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan. K. 43 vjeç, me banim në fshatin Shënkoll të Njësisë Administrative Shënkoll.

Shtetasi S.H, i porositur nga shetasi M.K, më datë 30.03.2019, gjatë orëve të vona të natës do të qëllonte me armë zjarri në drejtim të një shtetasi me banim në fshatin Rrile të bashkisë Lezhë ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij, dhe më pas do t’i merrte automjetin në oborrin e banesës së tij për tu larguar.

Falë marrjes në kohë të informacionit si dhe zhvillimit të operacionit “Porosia”, rreth ores, 20.00, nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë është kapur në flagrancë shtetasi S.H, në fshatin Rrile të Njësisë Administrative Shënkoll të bashkisë Lezhë në afërsi të një dyqani ushqimor me një armë zjarri automatik kallashnikov.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet si më poshtë :

-një armë zjarri automatik kallashnikov

-një karikator me fishekë 30 copë.

-një çantë me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte 45 fishekë model 56.

-një kapuç ngjyrë të zezë.

-një palë doreza ngjyrë të zezë.

– dy aparate telefoni celular të markës Samsung.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mbetur në tentaivë”, në ngarkim të shtetasit M. K., ndërsa “Vrasje me paramendim në bashkëpunim e mebetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”, në ngarkim të shtetasit S. H.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori