Federata e Futbollit e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Gjermanisë e kanë nënshkruar sot marrëveshjen gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit, e cila ndër të tjera përfshinë shkuarjen e ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja në kampet e Gjermanisë, si dhe edukimin e gjyqtarëve, trajnerëve dhe administratorëve të FFK-së.
Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti Agim Ademi dhe në emër të DFB-së nga presidenti i Federatës së Futbollit të Sachsenit, Hermann Winkler.
Me këtë rast presidenti Ademi u shpreh tejet i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, teksa theksoi se marrëdhëniet ndërmjet FFK-së dhe DFB-së janë shumë të mira.
“E falënderoj shumë delegacionin gjerman sepse është një marrëveshje dhe një përkrahje e pa rezervë e Federatës së Futbollit të Gjermanisë që po na e jep tash e sa vjet. E falënderoj edhe ambadasadorin e nderit të Kosovës dhe njëherësh nënkryetarin e nderit të DFB-së, Rainer Milkoreit, për punën që e ka bërë për ne. Kjo marrëveshje është përgatitur tash e 6 muaj dhe nga e cila futbolli ynë do të përfitojë shumë”, theksoi Ademi.
Ndërkohë, presidenti i Federatës së Futbollit të Sachsenit, federatë në kuadër të Federatës Gjermane, Herman Winkler u shpreh se kjo marrëveshje do t’i ndihmojë shumë Kosovës dhe ata do të vazhdojnë ta përkrahin FFK-në.
“Unë kam respekt të jashtëzakonshëm për të arriturat e juaja, në veçanti në futboll dhe në sport, kur e dimë të gjithë se nëpër çfarë periudhe të vështirë keni kaluar. Një popull i dalë nga lufta, një popull i cili i ka pasur një mijë telashe tjera dhe sot me futboll jeni duke e bërë të lumtur jo vetëm popullin e juaj, por jeni duke na bërë krenar edhe neve që po bashkëpunojmë me ju”, tha Winkler.
Ndërkaq, nënkryetari i nderit i Federatës gjermane të Futbollit, Rainer Milkoreit theksoi se Gjermania gjithmonë do të jetë partner i Kosovës.
“Federata e Futbollit të Gjermanisë ka qenë dhe do të mbetet një ndër partnerët më të sinqertë dhe me të besueshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës. Si në kohën e të ndjerit Fadil Vokrrit, po ashtu edhe tek Agim Ademi çdo gjë është duke funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ne do të vazhdojmë t’iu përkrahim pasi që vërtetë është duke u bërë një punë e mirë në FFK. Është kënaqësi shumë e madhe për punën që është bërë brenda këtyre tri viteve në FFK. Para katër viteve nuk keni mundur të dilni në arenën ndërkombëtare, keni ëndërruar për të qenë pjesë e garave evropiane, ndërsa në tri vitet e fundit ju keni arritur suksese shumë të mëdha dhe keni arritur t’i mblidhni edhe yjet më të mëdha të futbollit që luajnë në Evropë, e që edhe në të ardhmen do të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, prandaj në emër të Federatës së Futbollit të Gjermanisë ju them se FFK ka një mbështetje shumë të madhe nga Federata e Futbollit të Gjermanisë”, u shpreh Milkoreit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e ndeshjeve: Dy përballje luhen në Albi Mall Superligën
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona
“Ka pasur momente kur kam qenë më i mirë se Messi” – Enis Bardhi tregon se krahasimet me argjentinasin e bëjnë krenar
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë