LAJMI I FUNDIT:

U kushtoi shtrenjtë azhurnimi i kushteve: WhatsApp humbi miliona përdorues për shkak të kushteve të reja

U kushtoi shtrenjtë azhurnimi i kushteve: WhatsApp humbi miliona përdorues për shkak të kushteve të reja

Për shkak të një azhurnimi shumë të dobët të kushteve të përdorimit, miliona përdorues të WhatsApp e kanë lënë atë platformë dhe kanë kaluar në alternativa si Signal dhe Telegram.

Braktisja e platformës ishte aq e madhe sa WhatsApp u desh të shtynte zbatimin e kushteve të reja, të cilat ishin planifikuar për 8 shkurt, për 15 maj, në mënyrë që t’u shpjegonte përdoruesve ndryshimet që po bëhen, shkruan The Guardian.


Gjatë tre javëve të para të janarit, platforma e mesazheve Signal fitoi 7.5 milionë përdorues të rinj në të gjithë botën dhe Telegram 25, ndërsa WhatsApp ra nga vendi i tetë në vendin e 12-të më të shkarkuar në Mbretërinë e Bashkuar në 12 janar, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, Signal më 6 janar nuk ishte as midis 1000 aplikacioneve të para më të shkarkuara, dhe më 9 janar arriti vendin e 1-rë.

Drejtori i Politikave Publike të WhatsApp për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Niam Sweeney i tha Komitetit të Punëve të Brendshme se beson se eksodi lidhet me azhurnimin e kushteve të shërbimit të kompanisë.

Siç shpjegoi, azhurnimi supozohej të mundësonte një grup të ri mjetesh rreth mesazheve të biznesit dhe të siguronte transparencë më të madhe rreth politikave ekzistuese të privatësisë.

“Ne duam ta bëjmë të qartë se azhurnimi nuk do të ndikojë në privatësinë e mesazheve me miqtë dhe familjen në asnjë mënyrë”, tha WhatsApp. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Telefon me ekran transparent - a është e mundur kjo?

Telefon me ekran transparent - a është e mundur kjo?

Teknologji
Kalo në kategori